Ajo çka hamë para dhe pas stërvitjes ka ndikim të madh në atë se si do të jenë rezultatet e ushtrimeve, pohon trajneri i kondicionit Juan Carlos Simo.

Ai konsideron që shumica e ushtruesve gabojnë sepse me shprehitë e këqija ushqyese reduktojnë dobinë e ushtrimeve në figurë dhe formë, për ç’arsye humbin motivimin dhe ndalen së ushtruari.

“Kurdo që mundeni zgjidhni ushqim organik, gjella, peshk, produkte qumështore dhe mish kualitativ përballë ushqimeve të përpunuar industrialisht dhe të gatshme, ndërsa trupi do t’u jetë mirënjohës për këtë”, thotë Simo,

Para treningut

E dëshirueshme është të hani një orë e gjysmë deri një orë para stërvitjes. Por duhet të bëni kujdes në sasi që ushqimi të mos pengojë tretjen dhe të shkaktojë siklet në trening
 Nëse planifikoni ushtrime të forcës, është ide e mirë që të përfshini kafeinë, bajame ose avokado, sepse llojet e tilla të ushqimeve nxisin lirimin e dopaminës.

Ushqimi me peshk ose mish viçi janë kombinimi më i mirë sepse kanë ndikim pozitiv në sistemin nervor. “Shmangni karbohidratet dhe sheqernat. Sepse ata rrisin nivelin e serotoninës në vend të dopaminës, për ç’arsye treningu është më pak efikas”, thotë Simo.

Është mirë që para treningut të pini edhe një filxhan çaji të gjelbër ose të hani fruta mali. Nëse synoni rritjen e masës muskulore, atëherë shujta duhet të jetë e bazuar në proteinat si mishi i pulës dhe proteinat në kombinim me sasinë e njëjtë të karbohidrateve si orizi ose patatet.

Pas treningut

Pas çdo lloj të ushtrimeve, vakti që do hani duhet të përfshijë edhe karbohidratet edhe proteinat për t’u forcuar eshtrat dhe rritur masa muskulore. Shujta e lëngshme, si proteina ‘ëhey’ e cila i këshillohet bodybuilderëve duhet të përmbajë 1 gram proteinë në çdo 4 gramë karbohidrate dhe duhet të hahet menjëherë pas stërvitjes.

Shtimi i pjesës së gjelbër, si spinaqi, lakra e gjelbër, kastraveci, selino, perimet tjera të gjelbra ndihmojnë në shërimin e muskujve.

Pas një ore duhet të pasojë vakti I ardhshme që përmban proteina dhe karbohidrate komplekse në proporcion të drejtë. Zgjidhje e mirë është qulli i tërshërës dhe e bardha e vezës, mishi i pulës me patate ose tuna dhe pasta.

Dëshironi të dobësoheni

Nëse qëllim i ushtrimeve tuaja është dobësimi, rekomandohen ushtrine menjëherë në mëngjes, me stomak të zbrazët. Kështu trupi detyrohet të përdorë rezerva e veta dhe të rrisë shpenzimin e yndyrave.
 
 Redaksia Online
a.dr/shqiptarja.com