Si duhet t`i flasim fëmijës

Si duhet t`i flasim fëmijës
Kujdesi që duhet të kenë prindërit për të komunikuar siç duhet me fëmijët e tyre është mjaft i rëndësishëm për çdo prind. Rëndësi të madhe prindërit duhet t`i kushtojnë konceptit të njohjes së fëmijëve të tyre.

Mënyra se si prindërit duhet të komunikojnë apo të sillen me fëmijët e tyre kanë disa specifika.

Fjalë të tilla si “pusho” nuk këshillohet të përdoret nga prindërit pasi sipas psikologes Lira Gjika “shteti shqiptarë ka firmosur një marrëveshje në konvetën e të drejtave të fëmijëve që këtë fjalë ta ndaloj”. Prindërit duhet ta njohin mirë fëmijën e tyre.

Por, kjo nuk është e lehtë sipas psikologes Lira Gjika, e cila thotë se “të njohësh tjetrin, sepse fëmija jonë perceptohet si “tjetri”, është mjaft e vështirë sepse njeriu e njeh veten nëpërmjet tjetrit”.

Kështu të njohësh fëmijën dhe botën e tyre është një punë e madhe pasi fëmija ka sjellje dhe mënyrë komunikimi ndryshe nga të rriturit. Fëmija është në një fazë që nuk e ka ndërtuar brendësinë e vet (eternin).

Fëmija nga 0 deri në 3 vjeç nuk ka krijuar akoma konceptin e vetes.

Kështu, psikologia Lira Gjika tregon disa mënyra se si duhet të sillen dhe të komunikojnë prindërit me fëmijët e tyre në mënyrë që të arrihet sjellja e duhur e fëmijës.
 

Një koncept i rëndësishëm është njohja e tjetrit. Sa i njohin prindërit fëmijët e tyre?

Është një dilemë e madhe qoftë në pediatri ashtu edhe në psikologji sepse nuk është e lehtë të njohësh. Fëmija është një tjetër dhe nuk është e lehtë të njohësh tjetrin. Sepse tjetrin e njeh nëpërmjet vetes.

Ne e kemi të ndërtuar veten tonë në të shkuarën ndërsa fëmija është në të ardhmen sepse fëmija nuk e ka ndërtuar ende konceptin e vetes. Nuk ka krijuar vetëdijen, sferën emocionale. Ai në mënyrë instiktive vepron jo me vetëdije.

Ndërsa fëmija rritet në brendësinë e tij ne kërkojmë të eksplorojmë, të marrim sa më shumë univers ta fusim brenda vetes që të rritemi dhe më shumë. Gjithmonë ne rritemi në vetëdije. Pavetëdija jonë është e mbushur me ato që kemi jetuar në të shkruarën.
prind femije

E vetmja gjë që ne kemi është fjala. Kjo nuk është punë e thjeshtë.
Ne si shoqëri kemi një problem të madh sepse nuk durojmë shumë. Ne nuk presim që fëmija të marrë komandën.

Ne i duam gjërat të ndodhin edhe më përpara se ne t`i artikulojmë fjalët. Ky padurimi jonë çon në ndrëhyrjen e prekjes. Prekja është shumë e fuqishme edhe më shumë se fjala. Ne i presim rrugën fjalës kur e prekim fëmijën tonë.

Në fillim fëmija flet me shenja. Ne nuk i kuptojmë shenjat. Kjo mos dije e këtij fenomeni prish shkallë për të ndërtuar fjalën.

Shenjat e fëmijëve është shkencë sot. Mjeku i konsultores nuk e di këtë shkencë të gjuhës së fëmijës. Në qoftë se nuk e di specialisti nuk do e dijë dhe prindi.
 

Cila është mosha që fëmija fillon të marrë edukimin e prindit?

“Edukimi fillon para se të lind” thotë një psikoanaliste dhe pediatre në Francë. Edukimi tek fëmijët duhet të operojë vetëm me fjalën.

Sot përfshihen edhe baballarët, përveç nënave, në edukimin e fëmijës. Ata e shohin rritjen e tyre. Edukimi i një fëmijë tregon nivelin e një shteti sepse një rritje e mire e fëmijëve, një shteti i lehtëson shumë punë.

Edukimi është gjëja më serioze kur njeriu është i pafuqishëm të ndërhyjë. Individi ka kohët e tij për ta marrë edukimin. Ai prek të gjitha shtresat dhe njëriu është i pafuqishëm në edukimin e fëmijës së tij.


Si duhet të sillen prindërit me fëmijët?

Kompjuteri dhe televizioni kanë arrdhur tek fëmijët në mënyrë të fuqishme. Duhet të kontrollojmë fëmijën tonë.

Këto teknologji janë shumë të mira por duhet gjithmonë që prindërit të vendosin një lloj mase te përdorimi i tyre tek fëmijët.
 

Fjalët që nënkuptojnë ndalesa (ndalo, pusho, mos) si ndikojnë tek fëmija?

Fjala pusho dëgjohet gjithandej. Ne i themi fëmijës “mos fol”. Është një fjalë që ligjërtisht është e ndaluar. Me firmosjen e kartës së të drejtave të fëmijëve, shteti shqiptarë ka pranuar që të heqi fjalën “pusho” nga institucionet shqiptare.

Këto fjalë drejtuar fëmijëve janë shumë të këqija por pyetja “pse” është pyetja më vrastare për fëmijën. Kjo pyetje përdoret shumë nga prindërit.

Është një pyetje që e bën vetëm fëmija. Një i rritur që i bën fëmijës këtë pyetje më shumë do ta kërcënoj fëmijën, sdo përgjigje prej tij por tregon një konfuzion të të rriturit. Tregon që i rrituri nuk ka durim ta përballojë këtë fëmijë. Pse-ja është e barabartë me një shuplakë për fëmijën.

Kjo pyetje bëhet vetëm nga fëmija sepse ai nuk di të organizoj një pyetje. Ndërsa i rrituri kur i bën fëmijës këtë pyetje e vë fëmijën në një pozitë të vështirë sepse ai sdi t`i përgjigjet dhe komplesksikohet në vetevte “pse nuk di ti kthej përgjigje”.

Kultivon vetëm kompleksin e inferioritetit të fëmijës. Ndaj e rritura e fëmijës kërkon një seriozitet të plotë. Duhet ta ndihmojmë fëmjën që të organizoj të folurën.
 

Shpesh herë prindërit por edhe gjyshërit në familje marrin rolin e fëmijës së tyre në gjuhën që ata përdorin. A është një sjellje e drejtë kjo për fëmijën?

 Ajo vret fjalën. Ne nuk dimë të luajmë dhe më mirë t`i mësojmë fëmijës fjalën e rregullt.

Fëmija duke e mësuar çdo ditë fjalën e rregullt, ai rregullon dhe fjalën e tij. Ndaj është shumë e rëndësishme që duhet të flitet me drejtëshkrim në komunikimin me fëmijën. Redaksia Online (m.z/shqiptarja.com) 

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nënshtetësia e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, Meta: E zgjidha në interes të dy vendeve! Është përdorur si një sajesë politike

Nënshtetësia e Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse, Meta: E zgjidha në interes të dy vendeve! Është përdorur si një sajesë politike