Si e kalon kryeministri ditën e dielë? Kjo ishte pyetja që iu drejtua shefit të qeverisë në podcastin “Flasim”, i cili ndau disa detaje edhe për publikun. Kryeministri thotë se të dielave përpiqet që të ulë pak ritmin, edhe pse jo gjithmonë është e mundur, duke theksuar se gjithnjë bën një analizë se si janë bërë punët në javën që po lë pas.

Rama kujtoi edhe një bisedë me Papa Françeskun, të cilit i kishte kërkuar të vizitonte Shqipërinë, por përgjigja e tij ishte që një gjë të tillë nuk ia premtonte dot pasi nuk ka “fuqi” për axhendën e tij. Duke kujtuar këtë bisedë, Rama tha se shpesh kur je në këtë pozicion nuk e ke më në dorë axhendën dhe janë shumë të rralla të dielat kur ai bënn “stop”.

Nga gjithë kjo axhendë e ngjeshur, Rama tha se padrejtësia më e madhe i bëhet bashkëshortes Lindës dhe djalit Zaho, duke folu edhe për arratisjet në studion e tij të skulpturës.

“E diela është një moment tranzicioni nga java në javë në kuptimin që përpiqem ta ul pak ritmin marramendës të javës së mëparshme, por jo të shkëputem, por ta rimendoj javën e mëparshmen, ti kaloj me veten time gjërat ca është bërë, si është bërë, ca nuk është bërë mirë, ku është bërë një gabimin, i bëj një analizë javës dhe përgatitem për javën tjetër dhe ndërkohë mund të ketë brenda edhe aktivitet. Me kujtohet fjala e Papa Françeskut, kur i thash kur e takova, unë dua të të ftoj në Shqipëri se folëm për gjyshen katolike, se gjyshja do rrotullohej në varr po mos ta bëja ftesën, i bëra dhe një kërkesë tjetër, më tha s’ka problem. Kurse për këtë më tha duhet ta dish që unë jam i dërguari i Zotit në tokë, por unë s’kam asnjë fuqi për axhendën time, s’të premtoj dot. Nuk jam Papa, por përgjithësisht në këtë punë, nuk është se e kanë shumë në dorë veten në kuptimin se çfarë do bëjnë të dielën, mund ta bësh njëherë që të thuash stop nuk dua asgjë, ja edhe dy herë, por janë shumë të diela. Sot duhet të nisem për Riad ku më ka ftuar princi i kurorës, një mik. Edhe atje zhvillohet një aktivitet vjetor dhe tha duhet të vish patjetër kështu që duhet të nisem për Riad.

Lirinë që e kam në atë hapësirë e kaloj duke i bërë një padrejtësi Lindës dhe Zahos dhe dy të mëdhenjve që janë viktima të drejtpërdrejtë të kësaj pune që paguajnë kosto të patregueshme, sepse nuk rri mjaftueshëm por shkëputem sa mundem dhe shkoj në studio të shpella e dules për të punuar se në fakt atë e kam pjesë të punës. Unë kur merrem me skulpturë, jam duke menduar dhe duke bërë atë analizën e javës dhe bëhet shumë më qetë ashtu. Natyra e punës bëj unë si artis është e tillë që është shumë spontane. Ulem vizatoj në zyrë ose gjatë bisedave dhe telefonatave dhe unë jam komplet i përqendruar tek biseda ndërkohë që dora ka punën e vet. E njëjta gjë edhe në studio e di që do bëj skulpturë, është një gjë që krijohet nga duart dhe dytë ndërkohë që mendja punon”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet për Tiranën, Rama ironizon PD: Këneta në dëshpërim, zgjodhi një aktor që më imiton mua! Shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS