TIRANË- Fitoren në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës, me dy kandidate gra Ogerta Manastirliun dhe Brunilda Mersinin, kryesocialsiti Edi Rama e sheh të padiskutueshme. Duke përmendur drejtimin e Manastirliut në QSUT dhe të deputetes Mersini në spitalin rajonal të Vlorës, kryeministri Edi Rama thotë se të dyja janë fituese të garës, ndërsa kundërshtarët e tyre i ironizoi duke thënë se janë shëmbëlltyrë e radhës e disfatës së Partisë Demokratike.

“Është një risi absolute e zgjedhjeve të parakohshme vendore kandidimi i dy grave për Tiranën dhe Vlorën, dy qytete të dorës së parë për Shqipërinë, që do të drejtohen nga dy gra, të cilat kanë një karrierë shumë të ngjashme në një periudhë të caktuar kur kanë drejtuar respektivisht rilindjen e Qendrës Spitalore Universitare dhe të Spitalit Rajonal të Vlorës, dy realitete të transformuara tërësisht falë kapacitetit të tyre menaxherial dhe sidomos vullnetit të tyre të hekurt. Ato janë të dyja fituese të padiskutueshme të garave, ku kundërshtarët përfaqësojnë shembëlltyrën më kuptimplote të humbjes së radhës, të ndjesë pastë Partia Demokratike”, u shpreh kryeministri Rama.

Duke u ndalur tek Tirana, për të cilën ende nuk dihet se kur do të mbahen zgjedhjet, Rama komentoi në podcastin Flasim për herë të parë kandidaturën e opozitës për Tiranën, Florian Binajn, një artistit komik njihet për shfaqjet e tij për imitimin e kryeministrit. Rama e cilësoi si një aktor që po luan rolin e radhës, ndërsa zgjedhja e tij tha se tregon dëshpërimin e kënetës, siç e quajti sërish Partinë Demokratike. Kryeministri i kujtoi me ironi edhe pjesëmarrjen e aktorit Binaj në Kongresin e PS, kur tha se janë shkrirë së qeshuri kur ai e imitonte. 

“Këneta është kaq e dëshpëruar, sa për Tiranën ka nxjerrë një aktor humori në rolin e një kandidati gjoja të pavarur, që për vite të tëra i ka bërë për të qeshur të gjithë, madje edhe vetë Kongresin e Partisë Socialiste, ku ka ardhur njëherë për të luajtur rolin tim.

Prandaj, nuk e gjykoj fare keq aktorin për rolin e ri që ka marrë, se aktorët këtë punë kanë, me role jetojnë. Por kush voton mua dhe Partinë Socialiste, do të votojë Ogertën, që t’i japë Tiranës drejtuesen e duhur dhe qeverisë partneren e duhur në krye të bashkisë, për të vazhduar punën transformuese për kryeqytetin e Shqipërisë 2030”, tha Rama.

Zgjedhjet në Tiranë u pezulluan nga gjykata kushtetuese, edhe pse Presidenti Bajram Begaj dekretoi datën 9 nëntor për kryeqytetin dhe 5 bashki të tjera. Gara për Tiranën u pezullua për shkak të ankimimin që Erion Veliaj i bëri në “Kushtetuese” fillimisht vendimit të qeverisë për ta shkarkuar, e më pas edhe dekretit të Bajram Begajt.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:41
Si e kalon të dielën? Rama: Lindës dhe Zahos i bëj padrejtësi, 'arratisem' në studion e skulpturës (VIDEO)

 

Si e kalon kryeministri ditën e dielë? Kjo ishte pyetja që iu drejtua shefit të qeverisë në podcastin “Flasim”, i cili ndau disa detaje edhe për publikun. Kryeministri thotë se të dielave përpiqet që të ulë pak ritmin, edhe pse jo gjithmonë është e mundur, duke theksuar se gjithnjë bën një analizë se si janë bërë punët në javën që po lë pas.

Rama kujtoi edhe një bisedë me Papa Françeskun, të cilit i kishte kërkuar të vizitonte Shqipërinë, por përgjigja e tij ishte që një gjë të tillë nuk ia premtonte dot pasi nuk ka “fuqi” për axhendën e tij. Duke kujtuar këtë bisedë, Rama tha se shpesh kur je në këtë pozicion nuk e ke më në dorë axhendën dhe janë shumë të rralla të dielat kur ai bënn “stop”.

Nga gjithë kjo axhendë e ngjeshur, Rama tha se padrejtësia më e madhe i bëhet bashkëshortes Lindës dhe djalit Zaho, duke folu edhe për arratisjet në studion e tij të skulpturës.

“E diela është një moment tranzicioni nga java në javë në kuptimin që përpiqem ta ul pak ritmin marramendës të javës së mëparshme, por jo të shkëputem, por ta rimendoj javën e mëparshmen, ti kaloj me veten time gjërat ca është bërë, si është bërë, ca nuk është bërë mirë, ku është bërë një gabimin, i bëj një analizë javës dhe përgatitem për javën tjetër dhe ndërkohë mund të ketë brenda edhe aktivitet. Me kujtohet fjala e Papa Françeskut, kur i thash kur e takova, unë dua të të ftoj në Shqipëri se folëm për gjyshen katolike, se gjyshja do rrotullohej në varr po mos ta bëja ftesën, i bëra dhe një kërkesë tjetër, më tha s’ka problem. Kurse për këtë më tha duhet ta dish që unë jam i dërguari i Zotit në tokë, por unë s’kam asnjë fuqi për axhendën time, s’të premtoj dot. Nuk jam Papa, por përgjithësisht në këtë punë, nuk është se e kanë shumë në dorë veten në kuptimin se çfarë do bëjnë të dielën, mund ta bësh njëherë që të thuash stop nuk dua asgjë, ja edhe dy herë, por janë shumë të diela. Sot duhet të nisem për Riad ku më ka ftuar princi i kurorës, një mik. Edhe atje zhvillohet një aktivitet vjetor dhe tha duhet të vish patjetër kështu që duhet të nisem për Riad.

Lirinë që e kam në atë hapësirë e kaloj duke i bërë një padrejtësi Lindës dhe Zahos dhe dy të mëdhenjve që janë viktima të drejtpërdrejtë të kësaj pune që paguajnë kosto të patregueshme, sepse nuk rri mjaftueshëm por shkëputem sa mundem dhe shkoj në studio të shpella e dules për të punuar se në fakt atë e kam pjesë të punës. Unë kur merrem me skulpturë, jam duke menduar dhe duke bërë atë analizën e javës dhe bëhet shumë më qetë ashtu. Natyra e punës bëj unë si artis është e tillë që është shumë spontane. Ulem vizatoj në zyrë ose gjatë bisedave dhe telefonatave dhe unë jam komplet i përqendruar tek biseda ndërkohë që dora ka punën e vet. E njëjta gjë edhe në studio e di që do bëj skulpturë, është një gjë që krijohet nga duart dhe dytë ndërkohë që mendja punon”, tha Rama.

Ora 10:21
Rama: Rinasi, do të jetë i pari aeroport në Europë me portën digjitale të hyrjes, s'do ketë kontroll pasaporte

 

Në podcastin “Flasim” kryeministri Edi Rama foli edhe për një risi që pritet të impelmentohet në vendin tonë nga janari 2026, portofolin e identitetit dixhital, që do të përfshijë të gjithë dokumentet personale si karta e identitetit, leja e drejtimit, diploma apo certifikata të ndryshme. Rama tha se edhe Europa po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur 2027-ën si afat për të futjen e identitet dixhital.

“Kur koncesioni i hershëm i kartave të identitetit përfundoi, ne morëm përsipër një sfidë të madhe: krijimin e një kompanie shtetërore për prodhimin e kartave të identitetit, më të mira dhe më të lira se të mëparshmet. Kompania Identitek e përballoi me sukses këtë sfidë dhe tashmë është angazhuar për sfidën e re të identitetit digjital, pra kalimin e kartës së identitetit në celular apo kompjuter dhe funksionimin e saj si një portofol digjital shumëfunksional. Edhe Bashkimi Europian po ecën në këtë drejtim dhe ka vendosur vitin 2027 si afatin për futjen e identitetit digjital në jetën e përditshme të Europës. Shqiptarët do ta kenë gati identitetin e tyre digjital në fillim të vitit 2026”, tha Rama.

Më tej, kryeministri Edi Rama shtoi se po përgatisin edhe një tjetër inovacion, portën dixhitale të hyrjes në aeroportin e Rinasit. Rama tha se nuk do të jetë më e nevojshme ndalesa për kontroll pasaporte, por udhëtarët mund të kalojnë përmes një porte dixhitale së cilës i mjafton pamja e udhëtarit për të verifikuar identitetin e tij.

“Një tjetër inovacion i bukur që po përgatisim është hyrja në Shqipëri nga aeroporti “Nënë Tereza” pa asnjë ndalesë dhe pa kontroll pasaporte, por përmes një porte digjitale, të cilës i mjafton pamja jote për të verifikuar identitetin tënd, duke e lidhur atë elektronikisht me biletën dhe me të dhënat e tua. Kështu, aeroporti i Tiranës, tashmë i mirënjohur si një nga të parët aeroporte në Europë me kontroll digjital të pasaportave, do të jetë i pari aeroport në Europë me portën digjitale të hyrjes. Kjo falë bekimit të teknologjisë digjitale, e cila u jep mundësi vendeve në zhvillim të bëjnë kapërcime epokale që, përndryshe, do të ishin të pamundura”, theksoi Rama.

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sandri: 26/10/2025 13:40

    Flori eshte çun bob eshte aktor ne teater por real ne jete i pabezitur si Ti me shpuren tende qe i ke rrjesht ne burg

    Përgjigju
  • Estrada: 26/10/2025 12:12

    Me mire se humori yt i zi...

    Përgjigju
  • Republika e Bananeve: 26/10/2025 10:53

    O Shefi i Presidenti te Republikes. Shko e pyeten ate derdimenin qe ka marre ne pune derdimene dhe bij derdimenesh, a eshte pushim sot, apo po punon per rrogen e shtate.

    Përgjigju
  • xoni: 26/10/2025 10:31

    Ky polici i portokallisë ka kohë që fluturon me pras në bythë por shum shpejt do ti ngulet mirë do bohet shok me Tritan preshin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 3 Dhjetor, 08:56

    Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?