TIRANË-Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (15 maj), Partia Socialiste do të fitonte një mandat të katërt. Sipas të dhënave të nxjerra nga sondazhi i Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja, të publikuar në emisionin ‘Repolitix’, PS del forcë e parë, ndërsa forcë e dytë del PD e Berishës.

Por nëse qytetarët do t’u drejtohen sot kutive të votimit, 50.9 e tyre do të votonin për Partinë Socialiste, ndërsa 28.8% e të anketuarve janë vendosur për votuar PD-në e Berishës. Sakaq PD-ja e Bashës ka një rritje. 7.4% e qytetarëve të vendosur do të votonin sot PD-në e Bashës. Partinë e Lirisë do ta votonin 3.9% në zgjedhje. Parti të tjera do të merrnin 9.1%.

Të pyetur në lidhje me takimin e Ramës në Athinë, 50% e qytetarëve e cilësojnë takimin si normal. Ndërkohë 19.9% e qytetarëve të pyetur e quajnë si provokim. Por 30.1% e tyre e mendojnë pak nga të dyja, pra edhe provokim edhe normal.

Pyetur për zhvillimet politike, 60.3% e qytetarëve mendojnë se opozita duhet të pranojë ftesën e kryeministrit Rama për bashkëpunim për një Komision të Posaçëm mbi reformën anti-korrupsion për integrimin e vendit, ndërsa 39.7% mendojnë se s’duhet ta pranojë. 

Shumica e dërrmuese e qytetarëve mendojnë se prokurorëve të SPAK duhet t’u shtohet edhe një mandat tjetër 9-vjeçar. Të pyetur në sondazhin e Report Tv, 75.3% e qytetarëve mendojnë se duhet shtuar, ndërsa 24.7% nuk mendojnë se duhet tu zgjatet mandatit.

Ka një rritje të vlerësimit pozitiv për punën e qeverisë, krahasuar me muajin prill. 25.5% të qytetarëve të pyetur thonë se kanë mendim pozitiv, krahasuar me 24.8% që ishin muajin e kaluar. Në total 40.5% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për qeverisjen. Ndrësa sa i përket të pakënaqurve 29.5% mendojnë negativisht, krahasuar me 30.3% që ishin muajin e kaluar. Në total 60.3% e vlerësojnë negativisht punën e qeverisë. Rama vijon që të mbajë fronin si politikani për i preferuar për qytetarët shqiptarë, pas tij vjen Berisha, me një diferencë të theksuar.

*Sondazhi i Report Tv në bashkëpunim me autorin e sondazheve Eduard Zaloshnja realizua me 1200 banorë të rritur nga e gjithë Shqipëria të cilët janë kontaktuar me SMS të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme. Ndërsa marzhi i gabimit +/- 3.1 %. Të ftuar në studion e 'Repolitix' me gazetarin Denis Minga për të analizuar shifrat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja ishin Arjan Galdini, Indrit Vokshi dhe Poli Hoxha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 50.9% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 28.8% për PD-në e Berishës

Nëse qytetarët do t’u drejtohen sot kutive të votimit, 50.9 e tyre do të votonin për Partinë Socialiste, krahasuar me 52.2% që ishte muajin e kaluar.

Këto janë të dhënat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunimin me Eduard Zalonshnjen.

Ndërkohë 28.8% e të anketuarve janë vendosur për votuar PD-në e Berishës, krahasuar me 30.3% që ishin në muajin prill.

Sakaq PD-ja e Bashës ka një rritje. 7.4% e qytetarëve të vendosur do të votonin sot PD-në e Bashës, krahasuar me 4.9% që ishin muajin e kaluar.

Sakaq Partinë e Lirisë do ta votonin 3.9% në zgjedhje. Parti të tjera do të merrnin 9.1%.

Ora 22:56
Sondazhi i Report Tv/ Nëse zgjedhjet mbahen sot, PS parti e parë me 36.3%! PD e Berishës forcë e dytë

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot (15 maj), Partia Socialiste do të fitonte një mandat të katërt. Në të dhënat e përftuara nga sondazhi i Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja, 36.3% e qytetarëve thonë Partia Socialiste, krahasuar me 34.8% të një muaji më parë.

Forca e dytë renditet PD e Berishës, ku 20.5% e qytetarëve të pyetur thonë se do të votonin PD-në e Berishës.

PD e Bashës një rritje të lehtë krahasuar me një muaj më parë. Konkretisht 5.3% e qytetarëve do të votonin sot për PD-në e Lulzim Bashës, krahasuar me 3.3%% që ishin në muajin prill.

Partia e Lirisë do të ishte alternativë për 2.8%, krahasuar me 2.5% që ishte një muaj më parë. Ndërsa parti të tjera do të votonin 6.5% e qytetarëve të pyetur, krahasuar me 6%.

Ndërkohë ka një rënie të qytetarëve që nuk duan të votojnë. 28.8% e qytetarëve janë përgjigjur se nuk duan të votojnë asnjë parti, nga 33.3% krahasuar me një muaj më parë.

Ora 22:46
Sondazhi i Report Tv/ Rama mbetet lideri i preferuar, por 33.5% nuk preferojnë asnjë politikan

Kryeministri Edi Rama vijon që të mbajë fronin si politikani për i preferuar për qytetarët shqiptarë. Kjo sipas të dhënave të sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja.

Krahasuar me muajin prill ka një rritje për pëlqyeshmërinë e Ramës. Konkretisht 43.3% e qytetarëve të pyetur në lidhje me politikanin e preferuar kanë zgjedhur kryeministrin Edi Rama, i cili vihet re se ka pësuar një rritje krahasuar me muajin prill, që ishin 42%.

Sali Berisha renditet pas Ramës, me një diferencë të theksuar. 15.5% e qytetarëve mendojnë pozitivisht, krahasuar me 16.5% që e vlerësonin një muaj më parë.

Pëlqyeshmëria e për Bashën vijon të mbetet e njëjtë, me vetëm 3.8% të qytetarëve. Rritje e lehtë për Ilir Metën. 2.8% e vlerësojnë pozitivisht, nga 2.5% që ishin një muaj me parë.

Por sërish një numë ri lartë qytetarësh nuk preferojnë asnjë prej liderëve kryesore të politikës në Shqipëri. 33.5% e qytetarëve nuk vlerësojnë pozitivisht asnjëri nga këta politikanë.

Ora 22:11
Sondazhi në Report Tv/ 75.1% e qytetarëve e vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës

Aktiviteti i opozitës, ka një trend rritje të vlerësimit pozitiv nga qytetarët krahasuar me muajin prill, bazuar në të dhënat e sondazhit të përmuajshëm të Report Tv në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën. Por megjithatë shumica dërrmuese e shqiptarëve e vlerësojnë negativisht aktivitetin e opozitës.

Kështu 18.3% e qytetarëve vlerësojnë pozitivisht opozitën, rritje kjo krahasuar me 17.8% që ishte muajin e kaluar. Ndërsa 6.8% anojnë pozitivisht, krahasuar me 6% që ishin muajin prill.

Por sërish 75.1% e qytetarëve shqiptarë të pyetur, vlerësojnë negativisht punën e opozitës. Konkretisht 46.3% e vlerësojnë negativisht, krahasuar me 48%% që ishin muajin e kaluar. Ndërsa 28.8% anojnë negativisht, krahasuar me 28.3% që ishin muajin e kaluar.

Ora 21:51
Sondazhi në Report Tv/ Ja cili është vlerësimi i qytetarëve shqiptarë për punën e qeverisë Rama

Ka një rritje të vlerësimit pozitiv për punën e qeverisë, krahasuar me muajin prill. Këto janë të dhënat e sondazhit të Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja.

Kështu 25.5% të qytetarëve të pyetur thonë se kanë mendim pozitiv, krahasuar me 24.8% që ishin muajin e kaluar. Në total 40.5% e qytetarëve kanë mendim pozitiv për qeverisjen.

Sa i takon të pakënaqurve, shifrat janë në zbritje. Kështu 29.5% mendojnë negativisht, krahasuar me 30.3% që ishin muajin e kaluar. Në total 60.3% e vlerësojnë negativisht punën e qeverisë.

Ora 21:39
Sondazhi i Report Tv/ Një tjetër mandat 9-vjeçar për prokurorët e SPAK? Shumica dërrmuese e qytetarëve janë pro

Shumica e dërrmuese e qytetarëve mendojnë se prokurorëve të SPAK duhet t’u shtohet edhe një mandat tjetër 9-vjeçar.

Të pyetur në sondazhin e përmuajshëm në Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja, 75.3% e qytetarëve mendojnë se duhet shtuar, ndërsa 24.7% nuk mendojnë se duhet tu zgjatet mandatit.

Ora 21:19
Sondazhi i Report Tv/ Më shumë se 60% mendojnë se opozita duhet të pranojë ftesën e Ramës për një komision të Posaçëm anti-korrupsion

Partia Socialiste kërkoi pak ditë më parë një bashkim të forcave politike parlamentare për reformat anti-korrupsion dhe integrimin, teksa i shtriu dorën për bashkëpunim në një komision të posaçëm parlamentar të gjithë opozitës.

60.3% e qytetarëve mendojnë se opozita duhet të pranojë ftesën e kryeministrit për bashkëpunim, ndërsa 39.7 mendojnë se s’duhet ta pranojë. Këto janë të dhënat e nxjerra nga sondazhi i përmuajshëm në Report Tv, në bashkëpunim me sondazhistin e njohur Eduard Zaloshnja.

Ora 21:06
Sondazhi në Report Tv/ Takimi i Ramës në Athinë, normal apo provokim? Ja si përgjigjen qytetarët

Mes shqiptarëve që kishin mbushur plot sallën ‘Christmas Theater’ në stadiumin 'Galatsi' në Athinë, dhe flamujve kuq e zi që valëviteshin kryeministri Edi Rama në Athinë turin e takimeve me diasporën, ku edhe mbajti një fjalim.

Të pyetur në sondazhin e përmuajshëm në Report Tv në bashkëpunim me sondazhistin Eduard Zaloshnja në lidhje me takimin e Ramës në Athinë, 50% e qytetarëve e cilësojnë takimin si normal. Ndërkohë 19.9% e qytetarëve të pyetur e quajnë si provokim. 30.1% e tyre e mendojnë pak nga të dyja.