Si është marrëdhënia me Arilena Arën? Kanita “rrëfehet” në “Rreze Dielli” (VIDEO)

Ajo që i bashkon Kanitën dhe Arilenën nuk është vetëm pjesëmarrja në “X Factor”. Të dyja janë shumë të dashura për publikun dhe të dyja synojnë tregun ndërkombëtar.  Megjithatë, në dukje ka shumë gjëra që i bashkon dy këngëtaret. Por si është marrëdhënia mes tyre? E ftohtë, e qartë dhe shkurt, Kanita thotë në “Rreze Dielli” se fakti që kanë marrë të dyja pjesë në “X Factor” i ka bërë të kishin kontakte, por jo shoqëri të ngushtë.  

Kemi biseduar ndonjëherë, por nuk kam pasur ndonjë kontakt të afërt. Raportet në përgjithësi i kemi të mira, në “X Factor” kemi kaluar mirë, por për shkak të planeve të ndryshme, ajo në Tiranë dhe unë në Shkup e ka bërë të mamundur që të takohemi, megjithatë marrëdhëniet mes nesh janë korrekte. Me të gjithë artistët e kolegët shkoj mirë, të gjithë kanë stilin e vet, nuk kritikoj asnjë për stilin e vet. Unë muzikën rock nuk do e këndoja asnjëherë”, shprehet këngëtarja.

Kujtojmë që Arilena Ara ka qenë fituese e “X Factor” ndërkohë që Kanita arriti në garë deri në fazën e gjysmëfinales.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar