Si është partneri i saj në shtrat? Rita Ora i përgjigjet pyetjes pikante me dy fjalë
Taika Waititi dhe Rita Ora
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rita Ora prej muajsh po shijon romancën e saj me Taika Waititin, krah të cilit duket mjaft e lumtur dhe e plotësuar.
Elementët që përbëjnë një çift të lumtur dhe jetëgjatë janë të shumtë, çdo takim i dy personave është unik, ashtu sikurse është edhe dashuria apo historia e tyre, por bashkëjetesa në çift lidhet edhe me pasjen e një jetë seksuale të shëndetshme.
Pikërisht për këtë ka folur këngëtarja e njohur shqiptare, e cila bëri një koment pikant për partnerin e saj.
Në daljen e saj të fundit për emisionin e Andy Cohen, yllit të popit iu kërkua të përshkruante me një fjalë personazhe të ndryshëm.
Duke prezantuar lojën ‘Cila është aura e tyre?’, Ritës dhe shokut të ftuar Diplo iu kërkua të përshkruanin me radhë miqtë e tyre në shoëbiz.
Kur fytyra e Taikës shkëlqeu në ekran, Rita dukej paksa e turpëruar, përpara se të gjente fjalët e duhura: “Vetëm… vetëm… zoti i seksit“.
ë pas këngëtarja e kaloi këtë moment pikant me një buzëqeshje dinake në fytyrë.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe regjisori Taika Waititi, u martuan verën e kaluar, në një ceremoni private ku të pranishëm ishin vetëm tre persona dhe vetëm në përvjetorin e tyre të parë artistja ka ndarë fotot e saj nga dasma, e veshur me fustanin e nusërisë.
Në janar, Rita konfirmoi thashethemet se ajo dhe regjisori i lindur në Zelandën e Re, 47 vjeç, u martuan ndërsa promovonte videoklipin e saj me temën e dasmës “You Only Love Me” dhe tregonte unazën e saj të shtrenjtë të fejesës prej smeraldi.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të marrë fund kaosi në kuvend?
-
Po
92.7%
-
Jo
5.7%
-
Nuk e di
1.7%
Vota total: 11772
Lajme të tjera
-
Rita Ora gati projektin e ri, por kësaj here larg muzikës: U dedikohet të rinjve të vendit tim
5 Dhjetor, 07:52
-
FOTOT/ Rita Ora nderohet me ‘Çelësin e Qytetit’ të Prishtinës! Përparim Rama: Na përfaqëson denjësisht në botë
28 Nëntor, 12:54
-
Ç’mendim ka për Kosovën? Bashkëshorti i Rita Orës flet pas vizitës së parë
27 Nëntor, 13:12
-
FOTOT/ Rita Ora feston ditëlindjen në atdhe, Kurti e pret me tortë
27 Nëntor, 12:54
-
VIDEO/ Rita Ora mbërrin në Prishtinë, ulet dhe prek tokën sapo zbret nga avioni! E pret kryebashkiaku Përparim Rama
26 Nëntor, 10:56
-
‘Isha e mërzitur gjatë gjithë kohës’, Dua Lipa flet për periudhën direkt pas famës
15 Nëntor, 20:24
-
Dalin FOTOT, Rita Ora dhe Taika Waititi blejnë rezidencën luksoze në Zelandën e Re
13 Nëntor, 09:10
-
‘Babait i thanë e vrasim ne për ty’/ Këngëtarja shqiptare rrëfehet mes lotësh për martesën me partnerin me ngjyrë: Kam vuajtur shumë
10 Nëntor, 13:20
-
‘Nxirre moj, ta shohin kamerat’/ I doli gjoksi teksa ndërronte rrobat, Edona James planifikon ndryshimin e papritur
9 Nëntor, 17:45
-
‘Disa po m’pyesin kur po ndana’/E përmendi në këngën e tij më të re, Sara Hoxha 'thumbon' Ledrin
9 Nëntor, 16:59
-
Rrugës për t’u bërë miliardere, Dua Lipa i beson të atit menaxhimin e karrierës së saj
9 Nëntor, 12:55
-
E nominuar për tri çmime, Bebe Rexha pritet të performojë në ‘Billboard Music Awards 2023’
9 Nëntor, 11:32