Është një periudhë shumë e mirë në të gjitha aspektet. Dashuria do të jetë dinamike, paraja do jetë më e fortë, biznesi do të lëvizë, është një periudhë shumë energjike që vë në lëvizje gjithçka. “Shfrytëzoni mundësitë, pasi koha është e shkurtër shpejtoni dhe veproni, për çdo plan që ju ka mbetur pezull për të avancuar. Jupiteri është në retrogradë dhe keni shansin të rregulloni shumë gjëra, pasi është momenti për shanset e dyta”, këshillon astrologia dhe numerologia Liza Gjika, e ftuar në Rreze Dielli në Report TV. Sipas Gjikës trekëndëshi Dash - Shigjetar - Luan, do të lëvizë më shumë në këtë periudhë, ku Dielli do të ‘shkëlqejë’ më shumë për ta. Por edhe tek shenjat e tjera, Jupiteri do të ndikojë do t’ju japë ide dhe forcë, dhe nuk do të bllokojë, por përkundrazi do të japë dritë.
“Eshtë shans dhe mirësi nëse keni një Shigjetar pranë. Shigjetarët janë të shpejtë të shkathët, janë kreativë janë njerëz të dashur shumë punëtorë, nuk kursehen për të ndihmuar. Por janë edhe pak nervozë e pak të prerë, janë mësues shumë të mirë sidomos ata që kanë përvojë në jetë, por edhe një fëmijë e tregon që është Shigjetar pasi ka empati, dhimbjen e tjetrit e konsideron të vetën”, thekson Gjika.
Të gjitha shenjat e tjera të ndikuara nga Shigjetari do të çlirohen, ndjejnë një periudhë magjike, i hedhin tutje problemet që kanë, pengesat do i kalojnë dhe do të ndihen më bukur si dhe do të veprojnë më lirshëm.
Dashi - Jeni aktiv, kjo periudhë ju bën të hedhë poshtë çdo gjë që keni kaluar, është koha të bëni një listë të re veprimesh e planesh që do i përfundoni shumë mirë.
Demi - Eshtë një periudhë që merr shumë forcë, merrni guxim dhe shihni dritë përpara. Çdo problem nga e kaluara do të marrë një drejtim dhe zgjidhje, ndaj nuk do të shqetësoheni më.
Binjakët - Do fluturoni, jeni në një periudhë që do realizoni shumë ide dhe plane, do keni dhe udhëtime dhe shumë gjëra të reja.
Gaforrja - Jeni disi të mbyllur në guackën tuaj, por Shigjetari do ju japë shumë spunto dhe guxim.
Luani - Jeni duke vrapuar, kjo periudhë do ju shërbejë për të rregulluar shumë komunikime që kanë qenë të ashpra, do i zbusni në këtë periudhë.
Virgjëresha - Puna profesionale po ju ecën shumë mirë, do keni projekte të reja shumë oferta do ju vinë, do fluturoni dhe do udhëtoni për çështje biznesesh. Kujdes se keni disa ngarkesa në familje, megjithatë do t’i kaloni.
Peshorja - Jeni pak të dyjëzuar, ndodheni në pozicione të mira gjithësesi, jeni duke luftuar për interesat tuaja, mendoni pak me frikë dhe ankth, por gjithsesi do ecni përpara shumë mirë.
Akrepi - Keni pasur disa goditje, por jeni pak më të zbutur, e keni ndjerë që keni bërë disa gabime, por përgjatë këtij muaji e shihni situatën më qetë. Mund të kemi edhe kthime nga e kaluara, kujdes!
Bricjapi - Jeni rregullator në ekonomi, dikush që ka menduar për shtëpi, është koha e duhur për të vepruar, pasi fati do të jetë në anën tuaj. Jeni punëtorë, por atë që e ndërtoni me shumë sakrifica mund ta rrëzoni shumë kollaj. Jeni në një periudhë që do ju vinë para, vendosni çfarë duhet të bëni, është një periudhë që mund të guxoni!
Ujori - Jeni optimistë, kjo periudhë do ju çlirojë, do udhëtoni qoftë për biznes ose edhe për qejf. Kërkoni paqe në jetë, dikush mund të merret me organizata që lidhen me të drejtat e njeriut ose kafshëve. Eshtë një moment i mirë për ju, për të shpalosur dijet tuaja.
Peshqit - Jeni të lumtur, keni marrë një fuqi këtë periudhë dhe po e përjetoni shumë mirë. Pëlqeni ngjyrat dhe vishini, ngjyrat e ndezura do ju japin fuqi! Raportet në çift do të jenë shumë të mira, madje do të ketë edhe udhëtime të shumta.
Komente












