Një ngjarje e rëndë është shënuar në Cardiff të Britanisë së Madhe,ku një nënë shqiptare ka ndërruar jetë gjatë lindjes së foshnjes së saj në një spital të Uellsit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në tetor të vitit 2016, ndërsa kushëriri i të ndjerës Klodiani 30-vjeçar me profesion doktor dhe piktor, tregon se si po rritet Angela pa praninë e nënës së saj, ndonëse është shumë e vogël dhe nuk ka dijeni për ngjarjen e rëndë.
Sipas mediave britanike nëna shqiptare është Duhije Kika, e cila kishte para tre muajsh ka kërkuar azil në Britani, ndonëse e njihte shumë pak gjuhën angleze.
‘Vajza ende nuk e di se çfarë ka ndodhur. Gëzon shëndet të mirë. Mua më thërret babi dhe gruas time i thotë mami. Është shumë e vështirë, shumë shumë e trishtë”, tregon kushëriri i Duhije Kikës.
Shqiptarja ka lindur me prerje cezariane, por pas tre orësh që solli në jëtë fëmijën ajo u sëmur me Sepsis dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.
Sot Angela rritet pa ngrohtësinë e mamasë së saj, ndërkohë përkujdesja nga kushëriri i të ndjerës Klodiani është në çdo moment për vogëlushen.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com