Sulmi me armë në një koncert në Las Vegas i ka marrë jetën 50 personave, ndërsa mbi 200 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Mediat e huaja kanë publikuar foto dhe video nga masakra më e rëndë në SHBA e viteve të fundit.

Por një detaj që ka tërhequr vëmendjen është se këtij atentati i ka shpëtuar një personazh i njohur botëror. Bëhet fjalë për "mbretin" e Instagramit, Dan Bilzerian i cili ka publikuar video-live në rrjetet sociale vetëm pak çaste pas ngjarjes. Ai ka qetësuar fansat e tij se është mirë dhe i ka shpëtuar çdo rreziku. Dan Bilzerian njihet për jetën e shthurur dhe luksoze ndërsa të gjithë përditshmërinë e tij e ndan edhe me fansat në rrjetet sociale.

Dan Bilzerian

Dan Bilzerian
(Dan Bilzerian personazh i rrjeteve sociale, njihet për jetën e shfrenuar dhe luksoze)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com