Mero Baze: Si Ilir Meta po korrupton dhe denoncimet kundër korrupsionit

Mero Baze: Si Ilir Meta po korrupton dhe denoncimet kundër korrupsionit

Ilir Meta

Ka një përpjekje të Ilir Metës një javë pasi ka dal nga zyra e Presidentit të kthehet në denoncues korrupsioni. Është gjë e mirë, qoftë dhe si hipokrizi, pasi krijon klimën që korrupsioni duhet ndëshkuar dhe SPAK që merret me betejat antikorrupsion ndjehet më i lirë të veprojë.

Por koincidenca është e keqe dhe ngjan më shumë si presion mbi SPAK se sa si ndihmë për SPAK. Ajo ka të bëj me faktin që në SPAK është dorëzuar një dosje e rënd për abuzime  dhe “tagente” financiare në adresë të partisë së Ilir Metës nga një pjesëtar i familjes së tyre punësuar në një koncesion të qeverisë se Berishës vazhduar më pas nga qeveria Rama.

U mësua se SPAK ka nisur hetimin e çështjes dhe faktet e provueshme lidhin në mënyrë të drjetpërdrejt, familjen Meta, LSI dhe dy biznesmenë që kontrollojnë këtë koncesion përmes LSI me financimin e LSI.

Bëhet fjalë për koncesionin e SGS, i cili u dha nga qeveria Berisha dhe u mor nën kontroll nga LSI pas vitit 2013, duke emëruar aty një person kyç të familjes Meta.

Tani ky hetim ka hyrë në spirale serioze dhe e ka shumë të vështirë të bëj hapa pas nga presioni LSI. Ajo që po përpiqet të bëj Ilir Meta është që ta relativizoj goditjen e SPAK, duke shpikur përditë denoncime që duket janë më shumë shantazhe në publik se sa denoncime të mirëfillta. Ideja është që kur SPAK të veprojë ndaj denoncimeve në adresë të Ilir Metës, ai të numëroj sfilitat publike të “bletës punëtore” të LSI, që të mbrohet se po hetohet vetëm ai.

Nuk dua të shtyj këtu dyshimet e besueshme që zhurma antikorrupsion është fushatë gjobash ndaj atyre që u kanë dal nga reshti si klient për vite të tëra. Edhe ato mund të bëhen objekt hetimi nga SPAK. Por ajo që është fakt dhe që mund të provohet është se hetimi ndaj familjes Meta është nisur në SPAK dhe ai po përpiqet të shantazhoj SPAK dhe të relativizoj goditjet antikorrupsion. 

Kjo është e vërteta e retorikës antikorrupsion të Ilir Metës, e cila është po kaq e korruptuar sa dhe historitë e korrupsionit të tij. Fakti që LSI u ngulit në mendje të shqiptari si pati hajdutësh nuk qe faji i siglës, por i kryetarit dhe kryetares. Ata nuk ndryshojnë kurrë në atë parti, pavarësisht siglave.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit