Mero Baze: Si Ilir Meta, po shpërbën fushatën e opozitës në javën e fundit

Mero Baze: Si Ilir Meta, po shpërbën fushatën e opozitës në javën e fundit

Ilir Meta

Ka një trend të qartë shpërbërje të fushatës së opozitës Berisha Meta në javën e fundit të saj. Duke nisur nga Kukësi, duke vazhduar në Berat e pastaj sot mbasdite në Fier, Berisha dhe Meta të dy së bashku nuk arrijnë dot të mbledhin as 200 veta në secilin qytet. Dhe bëhet fjalë për takime që përfaqësojnë gjithë Qarkun.  Nga ritmi i rënies së fushatës së tyre dhe në bastionet e tyre, duket qartë që ata kanë një problem me identifikimin e njerëzve me ta. Për ta shmangur këtë imazh të keq në fushatë ata mund ti bëjnë takimet dhe në salla të mbyllura, por me sa duket është vonë për tu tërhequr. 

Nuk jam i sigurt se opozita ka aq pak njerëz  me të cilët identifikohet në shesh. Patjetër që ka më shumë. Por mungesa e tyre në sheshe është një çështje që ka të bëj me ngjizjen e aleancës Berisha Meta në bazën e opozitës.  
Njerëzit janë gati të votojnë ose jo për opozitën, por duket se shumica nuk janë gati të shfaqen në krah të Ilir Metës. Bashkimi i tij me Berishën në të vërtet është një aleancë shumë natyrale, pasi janë liderë me halle të përbashkëta, por elektorati opozitar i ish PD dhe ai i ish-LSI, duket se nuk kanë shumë gjëra të përbashkëta. Përveçse njëri është I majt e tjetri I djathtë, ata ndahen nga njëri tjetri dhe nga konsekuencat  politike dhe historia e LSI në vite ndaj PD. 

Kjo duket se ka rritur ndjeshëm nervozizmin e Ilir Metës gjatë vizitës në Berat dhe Skrapar, ku sipas burimeve nga brenda opozitës ai ka shkuar deri në konfrontim fizik me një pronar restoranti në Skrapar, duke e akuzuar se janë mosmirënjohës për të gjitha ato që Meta ka bërë për Skraparin. Përleshja ka qenë fizike dhe për pak ka përfunduar në një rrahje publike nëse nuk do të kishin ndërhyrë rojet e tij. Është pak a shumë si ai momenti kur në zgjedhjet e vitit 2021, shpërtheu ndaj rojeve të katit të parë të godinës ku gjendej partia “Fryma e re Demokratike” që mbante zyrat jashtë ligjit dhe ai donte ti dilte zot si I fort. 

Të njëjtat shenja nervozizmi Meta po I shfaq dh enë takimet e tjera. Me sa duket ai po e ndjen se prania e tij po zbraz sheshet, dhe po përpiqet të bëj si I fort, kundër Edi Ramës që tu hyj në zemër demokratëve. Akoma më nervoze e bën këtë situate kontrasti me shumicën në pushtet e cila po ngre një dallgë pjesëmarrje në mitingje shumë suprizuese duke nisur nga Saranda në Vlorë e në vazhdim, fiks në javën e fundit të fushatës. Shpresoj se këto gjashtë ditë fushate që kanë mbetur të mos bëj ato që bëri më 2021, që tua hedh tërësisht në erë fushatën.  

Këto skenat si I fort duket se po i përsërit. Tani duhet dhe një shpërthim kundër SHBA që ta kompletoj skenën e 2021. Vetëm se këtë radhë mirë është ta ndërroj vendin ku mendon se duhet ta vrasin. Jo në Malin me Gropa, por në Skrapar, atje ku të gjithë I duken "besëprerë”. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit