Si ishte dhe si u bë/ Rama i ndërton shtëpinë familjes së varfër në Vaqarr (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në faqen e tij në Facebook një video nga familja Xhabafti në Vaqarr, e cila është transformuar plotësisht brenda dy muajve. Kreu i qeverisë ishte në datë 9 tetor në këtë familje, që jetonte në varfëri të plotë dhe nuk kishte një banesë, pasi çfarë binte jashtë futej brenda.

Pas njohjes me kushtet e vështira, Rama premtoi ndërtimin e banesës për familjen, ndërsa tashmë, para festave të fundvitit ëndrra e familjes së Euglent Xhabaftit në Bultivë të Vaqarrit është bërë realitet. Shtëpia e re katër fëmijët e familjes i gjen edhe mes dhuratave.

“Me dritën e shpresës së rilindur në këtë familje, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama, ndërsa nga banesa u largua me premtimin e fëmijëve “Si e kemi marrëveshjen, tani të gjitha dhjeta, sa më shumë fut në kokë aq më shumë do të kesh nesër, po e le kokën bosh, ngelesh si top futbolli jashtë fushe”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fredi: 23/12/2018 14:52

    o popull sja ndertoi rama po leket tuaja taksat tuaja ne cdo vend te bodes kto jan norale shpi ndertoin boset e droges per te varferit jo shteti shteti i ka per detyr nd alngli ti falin po nuk ke ktu marin meritat hajdutet

    Përgjigju
  • Arbër: 23/12/2018 14:42

    Zoti të bekoftë o kryeminister!

    Përgjigju
  • Nje Shqiptar: 23/12/2018 12:53

    Zoti ju rujt ju z Kryeminister qe i ben ata femije te buzqeshin,vazhdo keshtu dhe populli do ta shperblej me vot ne cdo zgjedhje qe do behen

    Përgjigju
  • Jepi: 23/12/2018 11:44

    vazhdo ne kete drejtim

    Përgjigju
  • Tini: 23/12/2018 10:05

    E mrekullueshme ti kthesh buzeqeshjen dhe shoresen femijve .Bravo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive