Si ishte Ksamili 159 vite më parë
dhe shënimet e dy turistëve anglezë
Kjo tablo në akuarel është realizuar nga Edward Lear(1812-1888) në prill 1857 , gjatë një udhëtimi të shkurtër në Tre scogli-Tre shkëmbinjtë, Ksamili i sotëm, në veri të Butrintit në Shqipëri. Lear-i lundroi nga Korfuzi, ku kish zënë me qira një shtëpi gjatë periudhës së dimrit , për në bregun përballë.
Kjo tablo në akuarel është realizuar nga Edward Lear(1812-1888) në prill 1857 , gjatë një udhëtimi të shkurtër në Tre scogli-Tre shkëmbinjtë, Ksamili i sotëm, në veri të Butrintit në Shqipëri. Lear-i lundroi nga Korfuzi, ku kish zënë me qira një shtëpi gjatë periudhës së dimrit , për në bregun përballë.
Në librin e vet Corfu Years-Vitet e Korfuzit, (Athens and Dedham,1988, fq 108), Lear shkruan. "Ne filluam të lundrojmë jashtë Korfuzit në datën 2 prill me varkën e tipit Midge* të Lushingtonit- Mora George-in , kantinën ose kutinë e guzhinës, krevatin tim, letra për të vizatuar etj. Edward-i mori shërbëtorin e tij, Fillipo, një Maltez.
Lundruam shumë qetësisht përgjatë tre orëve dhe ankoruam në një gji të vogël të Tre scogli-Tre shkëmbijntë-shijuam gjithë pasditen duke bërë vizatime, poshtë shqopishtave dhe shkurreve të gjata të gjitha të lulëzuara, hëngrëm një drekë të shijshme dhe kaluam një natë të qetë.
Bashkëudhëtari i Lear-it ishte James Bevan Edwards, (1834-1922), më vonë oficer madhor i ushtrisë britanike dhe politikan, i cili ishte djali i Samuel Price Edwards, një padron i arteve i afërt me Lear-in, i cili posedonte tablo të tij si Corfu, from Ascension(1859), Petra, teatri(1859). Turin(1862), Jerusalem(1862) etj. Edward Lear e kish realizuar udhëtimin e tij të parë në Shqipëri në nëntor 1848.
Kjo është tabloja e parë e Ksamilit dhe si duket aty ka qenë një natyrë e qetë. Interesant është emri Tre scogli që mesa duket i referohet tre ishujve të vegjël. Nuk dihet nëse ky emërtim është një term që përdornin venedikasit si zotërues të hershëm të Korfuzit dhe Butrintit, apo një përkthim i toponimisë që përdornin vendasit.
Lear-i pikturoi pejsazhe të mrekullueshme nga Shqipëria, por në vendin tonë nuk gjendet asnjë pikturë origjinale e tij. Sa për Ksamilin, ai është transformuar pothuajse tërësisht, dhe privatësia e gjirit të vogël dhe shumë të këndshëm, ka humbur.
Ksamili në prill 1857, pikturë e Edward LearNë foto Edward Lear dhe James Bevan Edwardsd.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
49.5%
-
Jashtë
17.5%
-
Nuk lëviz
33%
Vota total: 1471
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mirë se vini në Sezonin Sportiv 2024-2025!
7 Gusht, 17:12
-
Namir Lapardhaja: Nuk mundet Rama, duke pasur idhull 'Ramën' tuaj
7 Gusht, 17:05
-
S’ulet norma bazë e interesit! Rritja e pagave për të mbajtur stafin në rrezik për inflacionin, Sejko për mikrokreditë: Kemi zbatuar ligjin
7 Gusht, 17:04
-
Banorët e pallatit denoncojnë Adriana Kalanë për ndërtim pa leje, nisin hetimet, IMT e gjobit dhe vendos prishjen e objektit shtesë
7 Gusht, 16:55
-
Dua Lipa e nominuar në tre kategori në MTV Video Music Awards 2024
7 Gusht, 16:51
-
Bashkia e Tiranës internshipe me pagesë për të rinjtë, Veliaj: Bëhuni pjesë e ndryshimeve të mëdha dhe punëve të mira për Tiranën
7 Gusht, 16:46
-
Hapet zyra e Kryetarit të Kuvendit, kryeparlamentarja Spiropali pret studenten e xhubletës në zyrën e saj
7 Gusht, 16:35
-
Lufta në Ukrainë/ Kievi sulmon rajonin rus të Kurskut: 5 të vdekur, 20 të plagosur! Putin: Sulmi ukrainas është një provokim në shkallë të gjerë
7 Gusht, 16:15
-
Karbohidratet apo yndyrnat, cilat ju pengojnë për të humbur peshë
7 Gusht, 16:03
-
Grupi parlamentar i PD kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvend për mandatin e Olta Xhaçkës
7 Gusht, 15:57
-
Paris 2024/ Vendosen dy rekorde të reja në Atletikë
7 Gusht, 15:50
-
Lufthansa pezullon fluturimet për në Lindjen e Mesme për shkaqe sigurie
7 Gusht, 15:44