Si lidhet pagjumësia me krizën klimatike

Si lidhet pagjumësia me krizën klimatike

Nëse keni probleme me gjumin, nuk janë vetëm stresi dhe lodhjet. Se si gjumi ndikon në shëndetin e përgjithshëm është diçka që është vërtetuar nga shumë kërkime.

Një numër kushtesh negative fizike dhe mendore janë të lidhura drejtpërdrejt me gjumin e pakët ose të dobët. Nga shëndeti i zemrës dhe diabeti, te stresi dhe ndjenja më e parashikueshme e lodhjes, gjumi është një gjëja më e rëndësishme.

Por edhe nëse bëni gjithçka siç duhet, pra nuk hani vonë natën, shmangni ekspozimin ndaj rrezatimit blu pak para gjumit dhe nuk pini kafe pas orës 19:00, nuk është gjithmonë e mundur të flini plot tetë orë. Diku këtu hyn në ekuacion kriza klimatike.

Sipas një hulumtimi, njerëzit kanë humbur mesatarisht 44 orë gjumë çdo vit vitet e fundit për shkak të rritjes së temperaturave, pasojë e krizës klimatike. I njëjti hulumtim raporton se gjërat do të përkeqësohen shumë dhe humbja e orëve të gjumit do të arrijnë në 58 orë deri në fund të shekullit.

Ashtu si në pothuajse të gjitha krizat, klima nuk prek të gjithë njerëzit njësoj, madje edhe në gjumë. Nga analiza e hulumtimit rezulton se vendet e ngrohta, të moshuarit dhe shtresat më të ulëta sociale janë në rrezik më të madh.

Hulumtimi përdori shirita dore të posaçëm si orë inteligjente që mund të monitorojnë cilësinë dhe sasinë e gjumit në 68 vende të ndryshme të botës.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja