Të gjithë të moshuarit të cilët kanë plotësuar vitet e sigurimit, mund të marrin para se të mbushin moshën, pension pleqërie.
Instituti i Sigurimeve Shoqërore thotë se çdokush mund të përfitoje pension të reduktuar deri në tre vite përpara plotësimit të moshës për pension pleqërie, me kusht që, kërkuesi, qoftë burrë apo grua, nëse kërkon të përfitojë pension të reduktuar në vitin 2017, duhet të këtë plotësuar 35 vite e 8 muaj periudhë sigurimi si dhe nuk kryen veprimtari ekonomike si i punësuar, punëdhënës ose i vetëpunësuar.
“Pensioni i reduktuar është pjesë e pensionit të plotë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit, pra kur plotëson moshën për pension pleqërie ai nuk ndryshon.
“Personat që kanë periudha sigurimi kanë të drejtë për pension pleqërie të reduktuar, deri tre vjet para mbushjes së moshës së daljes në pension. Nuk kryejnë veprimtari ekonomike si të punësuar, punëdhënës, ose të vetëpunësuar. Masa e pensionit të reduktuar të pleqërisë është pjesë e pensionit të pleqërisë dhe mbetet i reduktuar gjatë gjithë kohës së përfitimit”, - thotë Insituti i Sigurimeve Shoqërore.
Llogaritja e pensionit
Ky pension llogaritet duke zbritur nga pensioni i pleqërisë shumën që del nga shumëzimi i numrit të muajve të përfitimit të pensionit para mbushjes së moshës, me koeficientin mujor të reduktimit. Koeficienti i reduktimit është 0.6 % në muaj.
Nëqoftëse një përfitues kërkon pension të reduktuar 20 muaj para mbushjes së moshës për pension të plotë pleqërie, nga pensioni i plotë mujor i llogaritur, që mund t’i caktohet 24.000 lekë, do t’i zbritet 12 % (që del nga prodhimi i 20 (muaj) që e ka përfituar më shpejt pensionin e pleqërisë me 06 %, që është koeficienti i miratuar).
Dokumentat
a)Dokumentat që vërtetojnë moshën dhe identitetin: - Fotokopje e letërnjoftimit elektronik, ose çertifikatë lindjeje me fotografi. - Çertifikatë e gjendjes familjare. - Çertifikatë martese (vetëm për aplikueset femra). - Dy copë fotografi. b) Dokumentat që vërtetojnë periudhat e sigurimit dhe llojin e punës janë:
- Libreza e punës. - Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj. - Vërtetim për periudhën e sigurimit, e lëshuar nga zyra e arkivit pranë Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore për punëdhënësit, të punësuarit, të vetëpunësuarit, të vetëpunësuarit në bujqësi dhe të siguruarit në mënyrë vullnetare, si dhe të siguruarit sipas VKM. - Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme). - Vërtetim i vjetërsisë në punë për ish-anëtarët e kooperativave bujqësore, para vitit 1992. - Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj). - Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët. - Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna). - Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë.- Vërtetim nga punëdhënësi për profesionin dhe natyrën e punës. - Këto dokumenta, për efekt përfitimi pensioni invaliditeti, do të pranohen kur personi nuk ka mbushur moshën e pensionit të pleqërisë. c) Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e realizuara: - Vërtetim page. dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994). - Vërtetim i pagës mesatare neto, për vitin e fundit të punës. - Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.
Pensioni si nënë me shumë fëmijë
Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, 30 vite sigurimi, shumëzuar me pensionin social.
Shtesa do të jetë 1 për qind për vit sigurimi shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë kontributive. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.
Dokumentacioni: Fotokopje e kartës së identitetit. Certifikatë e gjëndjes familjare. Çertifikatë martese (vetëm për aplikueset femra). Vërtetim nga Komuna/Bashkia për ndryshimin e gjeneralitetit. Vërtetim nga qendra e fundit e punës për gjeneralitetin.
- Kur kërkohet pension si nënë me shumë fëmijë dhe në çertifikatën familjare nuk figurojnë të gjithë fëmijët, duhet të paraqitet edhe çertifikatë e veçantë lindjeje, martese ose vdekjeje, për fëmijet që nuk figurojnë në çertifikatën e gjëndjes familjare. Dy copë fotografi. Libreza e punës.
Vërtetim për vjetërsinë në punë dhe llojin e saj. Vendimi i emërimit në punë, si kuadër në ish-kooperativat bujqësore. Vendim gjykate për njohje të vjetërsisë në punë (në se shikohet e arsyeshme).
Vërtetim i Degës Ushtarake për periudhën e kryerjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak (për kërkuesit meshkuj). Vërtetim-tip i vjetërsisë në punë për ushtarakët.
Fotokopje e noterizuar e diplomës së shkollës së lartë për kërkueset femra (kur kanë mbaruar studimet e larta, me shkëputje nga puna). Për personat që përfitojnë nga Ligji nr. 7514, datë 30.09.1991 “Për pafajësinë, amnistinë dhe reabilitimin e ish-të Dënuarve dhe të Përndjekurve Politikë” duhen edhe: Vërtetim i gjendjes gjyqësore.
Vërtetim për kohën e vuajtjes së dënimit, lëshuar nga Ministria e Rendit Publik. Vërtetim për faktin e dënimit për motive politike dhe kohën e vuajtjes së tij, të lëshuar nga Komisioni i Ministrisë së Rendit Publik dhe Ministrisë së Drejtësisë. Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton qënien në punë.
Dokumentat që vërtetojnë të ardhurat e realizuara.
Vërtetim page, sipas së cilës është derdhur kontribut për periudhat e sigurimit që nga 01.01.1994 deri në momentin e shkëputjes nga puna, sipas formularit tip (nëse ka punuar dhe ka derdhur kontribute për periudhat pas datës 01.01.1994). Çdo dokument tjetër justifikues, që vërteton pagën ose derdhjen e periudhave kontributive.
Pensioni Social
Ata persona që nuk kanë paguar kontributet ose që nuk plotësojnë kushtet për të marrë pension pleqërie do të përfitojnë pension social. Ky përfitim jepet që asnjë i moshuar të mos ngelet pa të ardhura, pavarsisht nëse ka kontribuar ose jo.
Masa e pensionit social është 6750 lekë dhe mund të përfitohet kur mbushni moshën 70 vjeç. “Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura ose të ardhurat, që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social.
Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale”, - thuhet në ligjin për sigurimet shoqërore. Nëse të moshuarit kanë të ardhura të tjera atëherë kjo shumë ju zbritet nga 6750 lekë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com