Si mund ta përdorni qumështin edhe për fytyrën tuaj?

Si mund ta përdorni qumështin edhe për fytyrën tuaj?

Foto Ilustruese

Kujdesi për lëkurën e fytyrës është një nga gjërat që më me rëndësi për femrat. Kjo pasi kur zgjohesh dhe shihesh në pasqyrë gjëja e parë që shikon është fytyra.

Sot do të mësoni si të përdorni qumështin si maskë fytyre për eliminimin e njollave. Përveç qumështit si përbërës kryesor, kjo maskë kërkon edhe një përbërës tjerër, kripën.

Ju nevojiten gjysmë luge kripë dhe 2 lugë qumësht. Në një enë të vogël hidhni gjysmë lugë kripë dhe shtoni qumështin. Përziejeni mirë derisa të tretet kripa dhe të krijohet një masë homogjene e njëtrajtshme. Aplikojeni me kujdes në fytyrë duke shmangur zonën e syve, sepse kjo pjesë është shumë e ndjeshme dhe për këtë ka maska të tjera të posaçme që duhen aplikuar.

Mbajeni maskën për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm. Do të shihni që aknet dhe njollat do t’ju pakësohen, sepse kripa dezinfekton fytyrën. Do të kishit rezultate shumë të mira nëse e aplikoni maskën një herë në javë, për dy muaj rresht.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele

Fiton lotarinë kombëtare, britaniku ia kalon në pasuri edhe Dua Lipas e Adele