Si mund të ketë zgjedhje të reja në PD, pa dorëheqjen e kryetarit ?

Si mund të ketë zgjedhje të reja në PD, pa dorëheqjen e kryetarit ?

Kreu i PD-së Lulzim Basha

Procesi i zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike ishte vendosur të hapej më 16  deri më 22 maj, ndërsa fushata për kreun e ri të PD-së do të zhvillohet mes datave 24 maj dhe 11 qershor.Më pas, në 13 qershor do të bëhen zgjedhjet sipas parimit “një anëtar, një votë”. Lulzim Basha ka konfirmuar se do të rikandidojë sërish për drejtimin e PD.

Deri me 22 maj, kandidatët për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD, kanë paraqitur dokumentacionin në Sekretariatin e Komisionit Zgjedhor të partisë. Kriteret për kandidatët e PD-së, të miratuara nga Komisioni Zgjedhor janë, kohëzgjatja e anëtarësimit në parti apo shfaqjes si simpatizant i saj,kontributi në fushata elektorale,kontributit profesional e politik në një periudhë të caktuar kohore,etj.

Gara për kreun e Partisë Demokratike duket se nuk do të jetë e lehtë. Lulzim Basha edhe pse ka dështuar për të 5 herë rresht, duke e dënuar PD të rrijë në opozitë, sërish nuk ka ndërmend të largohet.Përballë tij ka shprehur kandidaturën Fatbardh Kadilli, ndërkohë që interes për të marrë drejtimin e partisë kanë shprehur edhe 3 kandidatura të tjera, Agron Shehaj dhe Edit Harxhi. Por ajo që binte në sy, ishte “skualifikimi nga kryesia” i  Ibsen Elezit, ish-kryetarit të degës së PD Kukës, një zë i fortë muajt e fundit kundër Lulzim Bashës. Duke ndjekur raportimet, diskutimet, apo dhe konkluzionet e votimit në kryesinë e PD-së, nuk mund të mos zbulosh faktin se, atje vetëm liri fjale,mendim të lirë dhe parime demokratike nuk mund të ketë.

Lulzim Basha dhe taktikat berishiste, kanë ndrydhur pothuajse gjithë grupimin e kryesisë. Ndoshta zoti Mima, ishte i vetmi që u shpreh hapur se “pjesëmarrja ime në këtë kryesi është e fundit, pasi nuk kam interes të dëgjoj dhe diskutoj pa u përmbajtur disa parimeve”. Përgjithësisht kryesia e parapërgatitur, po e trajton fushatën e zgjedhjes së kryetarit të ri në PD, si të pabarabartë, dhe afrimin e emrave të rinj për të rivalizuar  Bashën si “tendencioze”.

Të mos harrojmë se sapo u shpall rezultati votimit, dhe zërat kundër nisën të kërkojnë dorëheqjen e kryetarit dështak, kori i berishistëve dhe bashistëve nisi të thonë se “i ka blerë Rama”. Në atë parti, është e pamundur futja e një fryme të re, zbatimi i parimeve të një demokracie perëndimore, apo dhe hapja e saj për elementin e ri. Gara e kësaj here për zgjedhjen e kryetarit të ri, përkon me një situatë  dramatike ku ajo gjendet.  Pavarsisht kësaj, asgjë nuk po e ndalon Bashën, të shkojë në qytetet ku ka humbur thellë PD-ja, dhe tu kërkojë atyre të “jenë qëndrestarë, se një ditë do të fitojmë”. Humbja e 25 Prillit, e ka vënë në dilemë ekzistencën e saj  partie në skenën politike. Por i vetmi fajtor dhe autor i kësaj situate, çuditërisht ruan “qetësinë”, dhe hiqet sikur nuk ka ndodhur asgjë e keqe.

Lulzim Basha e ka pergatitur terrenin, dhe ndoshta ka menduar se grupimi “Për  PD” , do të ketë fatin e FRPD, ose ADSH dikur. Ai u ka bllokuar rivalëve të tij gjithçka lidhet me fushatën zgjedhore brënda partisë, duke nisur nga lista emërore e anëtarëve, apo dhe pengimi i takimeve në bazë. Caktimi i Jemin Gjanës si kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve në PD, ishte një tjetër dëshmi e përmbylljes së një procesi të manipuluar që nuk ka gjasa të jetë as i lirë, as i drejtë dhe as demokratik.Pas 13 Qershorit, në rast se Partia Demokratike  mbetet me kryetar Bashën,do të shuhet  çdo shpresë tek demokratët e bazës, se ndoshta një ditë ajo parti do të fitojë zgjedhjet në Shqipëri.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen