Si na konsiderojnë amerikanët,
miq apo armiq, sondazhi
Shqiptarët konsiderohen si “miq” nga shtetasit amerikanë. Sipas një sondazhi të bërë publik së fundmi, Shqipëria listohet në grupin e shteteve që amerikanët i konsiderojnë “miqësorë” dhe miq.
Shqiptarët konsiderohen si “miq” nga shtetasit amerikanë. Sipas një sondazhi të bërë publik së fundmi, Shqipëria listohet në grupin e shteteve që amerikanët i konsiderojnë “miqësorë” dhe miq. Sipas të dhënave të ofruara nga sondazhi për Shqipërinë, 5% e amerikanëve mendojnë për shqiptarët si armiq, 11% si jomiqësor, 32% kanë mendimin se shqiptarët janë miqësorë, rreth 3% i konsiderojnë aleatë shqiptarët, ndërsa përqindja e tyre që nuk janë të sigurt, përbën shumicën. 48% e amerikanëve, pra rreth gjysma e tyre nuk janë të sigurt se në çfarë statusi t’i kategorizojnë shqiptarët: miq apo armiq.
Sa u përket gjykimeve për rajonin, për Serbinë, dilema “miq apo jo miqësorë” ka qenë më e madhe, duke qenë se përqindjet e tyre janë të përafërta; shqiptarët e Kosovës konsiderohen miq, megjithatë edhe për ta, përqindja e personave jo të sigurt është e lartë. Bosnjë-Hercegovina sërish konsiderohen miqësorë, Kroacia po ashtu. Në rastin e Maqedonisë dhe Malit të Zi, përqindja e amerikanëve të pasigurt për statusin që i japin popullsive të këtyre dy shteteve, kalon gjysmën e të anketuarve, 60%.
Sipas të dhënave të tjera, shtetet e konsideruara ‘armike” janë Koreja e Veriut, Irani dhe Siria. Ndërsa shtetet me 0 % si armiq janë Madagaskari, Australia dhe Paraguaji.
Faqja YouGov i ka kërkuar 7.150 të rriturve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara pyetjen:
“A i konsideroni vendet e listuara më poshtë si miq apo armiq të Shteteve të Bashkuara?”
Secilit të anketuar iu mor në konsideratë përgjigjja sipas një përzgjedhje të rastësishme të 15 nga 144 shtete. Opsionet e përgjigjes ishin “Aleatë”, “Miq”, “Jo Miq”, “Armiq” ose “Nuk jam i sigurt” për çdo vend të listuar. Përzgjedhja e 144 vendeve ishte joshkencore, por mostra përbën shumicën e vendeve jo-ishullore në secilin kontinent (me përjashtim të Antarktidës) dhe shumicën dërrmuese të popullsisë së botës. Disa shtete të përfshira kanë statuse të diskutueshme, të tilla si Shteti i Palestinës apo edhe Kosova, citohet në raportin që shoqëron sondazhin, por duke pasur parasysh historitë e tyre të veçanta kundrejt SHBA-së, ato janë trajtuar si të dallueshme./Monitor
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68%
-
Të gabuar
21.2%
-
Nuk kam mendim
10.8%
Vota total: 378
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
GOLAT/ Barcelona s'e kursen Betisin, e mposht 5-1 dhe gjen çerekfinalet e Kupës! Më tej edhe Atl. Madrid
16 Janar, 10:55
-
Aktivitetet kulturore/ Stina koncertore, ‘Valsi i mjelmës’ dhe ‘Symphodance energy’ në Universitetin e Arteve! ‘Fajtori’, shfaqje në teatrin ‘Zihni Sako, Gjirokastër
16 Janar, 10:54
-
Rriten deri në 30% çmimet e sigurimit të detyrueshëm të makinave
16 Janar, 10:51
-
Agron Tufa letër Berishës: Zgjedhjet për kryetar në degën nr.2 në Tiranë u manipuluan! Ogur i zi për zgjedhjet e 11 majit
16 Janar, 10:48
-
Tiranë/ Shpërndante kanabis, arrestohet 21- vjeçari! Lëvizte me taksi për shmangien e kontrolleve të Policisë
16 Janar, 10:33
-
‘U bëre bozë çdo ditë në ekran’, Rama ‘debat’ me komentuesin: Për mua dita nis me ty, askush nuk është i detyruar të më ndjekë! Do them të vërtetat
16 Janar, 10:29
-
I dënuar për drogë, Prokuroria e Tiranës sekuestron pasuritë e familjes së Sokrat Carit! Ndërroi jetë para 3 viteve
16 Janar, 10:12
-
VIDEO/ Tottenham 'pa busull', Arsenali e përmbys 2-1 dhe sheh nga kreu i Premier League
16 Janar, 10:06
-
GOLAT/ Arsenali përmbys Tottenhamin, fitojnë Newcastle dhe Aston Villa
16 Janar, 10:04
-
Vetingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Tiranës, Ervin Karanxha, KPA konfirmon shkarkimin
16 Janar, 09:54
-
VIDEO/ Futbollisti shqiptar në histori, i shënon PSG-së pas vetëm tre minutave lojë! Kupa e Francës sjell çudira
16 Janar, 09:44
-
Zjarr në qendrën ku qëndrojnë azilkërkuesit në Babrru, shkak një shkëndijë elektrike
16 Janar, 09:39