Kreshnik Spahiu: Si ndahet pasuria e çiftit pas divorcit dhe kush do i mbajë “kalamajtë”?

Kreshnik Spahiu: Si ndahet pasuria e çiftit pas divorcit dhe kush do i mbajë “kalamajtë”?

Sali Berisha dhe Lulzim Basha

Ishte dashuri me shikim të parë. Ai e shikonte në dritë të syrit dhe e donte marrëzisht atë. Që ditën e parë kur u shfaq në shtëpi, të gjithë kalamajt e familjes e kuptuan se ai kishte nënshkruar testament që pas vdekjes, shtëpinë do ia linte asaj shalë-gjatës që ai e adhuronte aq shumë.

Ajo vetëm buzëqeshte dhe dhëmbët i mbante jashtë. Ndërkohë arroganca e saj u demostrua që në shfaqjen e parë mediatike.

“Kam ardhur ta shpëtoj këtë familje dhe ta sjell në pushtet” – tha, ndonëse erdhi një muaj para zgjedhjeve.

16 vite kryeplaku i shtëpisë i besoj çdo gjë, pasurinë, pushtetin, financat, hipotekën. Aq e fortë ishte martesa sa plaku për bukuroshen, bëri hasha çdo anëtarë të familjes madhe.

Plaku harroi shokët dhe miqtë që i qëndruan pranë me dekada. Dashuria të errëson sytë, aq sa një ditë plaku tha:”nuk ka Zot”, dhe këtë gjë ja tha Hoxhës pikërisht në tokën e premtuar. Doli kundër të madhërueshmit me besimin se në krah kishte profetin që Lul-zonte ku i shkelte këmba.

Ajo e tradhtonte, çdo natë, por ky ishte verbuar nga dashuria. Ajo pallohej me kë ti dilte përpara, por kryesisht seksin me diplomatët e kishte fiksim. Përveç se futej në shtrat me çdo kënd kishte dhe një dashnor permanent me shumë pushtet dhe lek.

Ai ishte komshiu përballë kryefamiljar me shumë fëmijë, por në hasmëri me plakun. Plaku e shikonte spërdredhjet e saj me hasmin, por shpesh ia falte tradhtinë. Me vehten e tij thonte: “S’ka gjë le të ma dredhi se vajzë e re është, boll në mbrëmje të kthehet në krevatin tim”.

Besonte, besonte, besonte pafund derisa një mbrëmje ajo e telefonoi dhe i tha: “Dua divorcin nga ty, dhe shtëpia apo pasuria më takojnë mua sepse ti vetë mi le në hipotek në emrin tim. Ndërkohë edhe kalamjt e tu, do i mbaj unë sepse ty hoxha të ka bërë lanet dhe s’të pranon të hysh as në xhami”.

Plaku mblodhi gjithë kalamajtë që i kishte para martesës dhe u kërkoi të rrethonin shtëpinë për t’a nxjerrë laviren jashtë dhe për t’ja marr çelsat.

Ishte mision i pamundur sepse ajo kishte flirtuar edhe me gjyqtarin i cili po shqyrtonte divorcin.

Gjyqtari ngriti çekiçin dhe deklaroi:

Martesa juaj ka marrë fund për shkak të tradhtisë bashkëshortore.

– Deklaroj divorcin

– Shtëpia dhe pasuria i takojnë gruas sepse në hipotekë figurojnë në emrin e saj.

– Fëmijët do ndahen: Ata që kanë lindur para martese me bashkëshortin dhe ata që lindën pas martesës me bashkëshorten.

Të gjithë dolën të përlotur nga salla e gjykatës duke rendur pas plakut i cili duhet të blinte një çati të re dhe të fuste kokën e një tufe kalamajsh që biba e tij i kishte hedhur rrugëve.

Ky ishte fundi tragjik i një dashurie me shikim të parë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazmend: 12/12/2021 14:15

    Ne perendim kur nena eshte kurve i merr te gjitha sepse eshte kurve per babain por per femijet sipas ligjit eshte nene e mire,ligji e ndan moralin e gruas me memesin e nenes, pra gruaja mund te shkoj edhe me 100 burra por konsiderohet nene e mir kur ne mes jan femij minoren, ky eshte morali i ligjit ne Itali prandaj favorizohen grate ne cdo aspekt ekonomik

    Përgjigju
  • Ehuuu: 12/12/2021 12:59

    Ti mire ke folur, po mos harro se dhe ti u pallove me keta kur vajte te cadra

    Përgjigju
  • Agim Aliu: 12/12/2021 10:55

    Sa kam qeshur (edhe se është për të qarë) por pikës i ke rënë.

    Përgjigju
    • Alban Islami: 12/12/2021 12:48

      Këtu ka tradhëti bashkëshortore. Nuk është aq e thjeshtë. Babai dhe fëmijët nuk e duan nënën ku*rvë në shtëpi. Gjëra që ndodhin....

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg

Tayna tregon momentin e arrestimit në Zvicër: Qëndrova 5 orë në burg