S'i ndaloi policisë, patrulla e ndoqi, 'Audi' me sirianë përplaset me furgonin në Pogradec dhe përmbyset, 4 të plagosur (VIDEO)

TIRANE-Katër emigrantë nga Siria janë plagosur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:45 në Pogradec, në aksin Zvezdë-Podgorie në vendin e quajtur "Lapidari". Emigrantët po transportoheshin nga një 19-vjeçar nga Tirana, Manuel Çela me 'Audi'. I riu kishte futur në makinë 7 persona.

Report Tv mëson se makina me emigrantë që po lëvizte nga Bilishti në drejtim të Tiranës ishte pikasur nga policia, e cila kishte bërë shenjë që të ndalonte, por shoferi refuzoi duke mos iu bindur urdhrit. Policia në bashkëpunim me FRONTEX janë vendosur në ndjekje të makinës.

Shoferi për të shpëtuar zgjodhi aksin rrugor nga Zëmblaku për të kaluar më pas në aksin nacional Korçë-Pogradec. Por në kryqëzimin e fshatit Podgorie ishte vendosur një tjetër postbllok policie i cili kishte bllokuar rrugën.

Në të tilla rrethana drejtuesi i makinës me sirianët gjatë manovrës për të shmangur patrullën e policisë është përplasur me një mjet tjetër,  furgon tip "Benz" me drejtues S. J. rreth 35 vjeç,banues në fshatin Blacë  duke sjellë edhe përmbysjen për pasojë u plagosën 4 emigrantët. Të plagosurit e morën ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Pogradecit dhe ndodhen jashtë rrezikut. Nga aksidenti, si pasojë e manovrës 'Audi' ka gërvishtur edhe furgonin e policisë në postbllok.

Trafiku i emigrantëve nga Lindja dhe Afrika Veriore vijon. Ata përdorin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar në vendet e BE-së. Pas hyrjes në kufirin e gjelbër me Greqinë futen në lojë grupet shqiptare të trafikut, që i transportojnë kundrejt pagesës drejt Malit të Zi ose vendeve të tjera me destinacion final BE-në.

Pamjet nga aksidenti ne Pogradec

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?