Si ndikon dimri në organizmin tonë?

Si ndikon dimri në organizmin tonë?

Foto ilustruese

Kur flasim për stinën e dimrit, ka persona që e pëlqejnë të ftohtit pasi janë lodhur nga i nxehti por ka edhe të tjerë që nuk e preferojnë aspak.

Përtej preferencave të njerëzve, dimri njihet si sezoni i viruseve dhe gripeve.

Temperaturat e ftohta kanë një ndikim të lartë në funksionimin e organizmit.

Ekspertët kanë bërë lidhjen në mes të temperaturave të ftohta dhe disa funksioneve të trupit.

I ftohti dhe truri– nëse e keni pyetur veten nëse i bën mirë i ftohti trurit tuaj, përgjigja është po. Ekspertët thonë se truri funksionon më mirë dhe më shpejt gjatë dimrit.

Kështu që shëtitjet e herëpashershme në ambiente të ftohta do t’ju ndihmojnë në rifreskimin e trurit.

Kaloritë– gjatë periudhës së dimrit, organizmi harxhon më shumë energji, duke djegur kështu edhe më shumë kalori.

Për këtë arsye thuhet se gjatë dimrit ju humbni peshë më lehtë.

Alergjitë– nëse keni alergji, gjatë dimrit nuk keni arsye të shqetësoheni për to.

Polenet, lulet apo pemët nuk janë prezente, prandaj ju mund të dilni të shëtisni kudo pa pasur frikë se do të sëmureni nga alergjitë.

Inflamacioni– inflamacionet e kyçeve, duarve apo këmbëve, gjatë dimrit shfaqen më rrallë. Kjo sepse temperaturat e ulëta e ndihmojnë organizmin t’i qetësojë zonat ku zhvillohet inflamacioni.

Gjumi– temperaturat e ftohta ndikojnë edhe për një gjumë më të mirë.

Lëkura– moti i ftohtë i bën mirë edhe lëkurës, pasi ngushtohen enët e gjakut që gjenden në sipërfaqen e lëkurës dhe funksionojnë si një tonik natyral.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari

Elbasan/ Aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor të moshuar, arrestohet 23 vjeçari