TIRANE-Report TV ka mundur të mësojë të gjithë dinamikën e plagosjes së katër personave mbrëmjen e të premtes në Laprakë.
Protagonistët e këtij Farw- Westi shqiptar, Arben Seferi dhe Eljon Leka janë takuar rastësisht pranë ish-kombinatit “Josif Pashko” në Laprakë ku kanë debatuar. Më pas Seferi i shoqëruar nga vëllai Astrit Seferi, ka shkuar te lokali “Arlind” dhe ka qëlluar me pistoletë pa u menduar dy herë 31-vjecarin.
Policia thotë se objektivi ka qenë Eljon Leka, por plumbat kanë kapur edhe 3 klientë të këtij lokali. Pak orë pas ngjarjes Report TV u rikthye në vendin e ngjarjes nga ku shikohet që lokali “Arlind’ është I mbyllur, kjo edhe për faktin që të mbulohen shenjat e plumbave.
Arben Seferi nga orgjinë Puka, sipas hetimeve paraprake të policisë gjyqësore, ka qëlluar Eljon Lekën 7 herë, por 3 plumba kanë kapur klientët e lokalit, ndërsa 31 vjecarin që ishte objektiv është plagosur në shpatull. Pas të shtënave Arben Seferi është ndihmuar nga vëllai i tij, Astrit Seferi, për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Dy vëllezërit kanë përdorur që makinë tip Mercedez-Benz ngjyrë gri për tu larguar dhe dyshohet se kanë ikur në drejtim të Fushë-Krujës. Policia ka sekuestruar disa kamera sigurie në lokalin “Arlind” në Laprakë, por edhe kamera të tjera për rrugën që ndoqën autorët. Arben Seferi dhe Eljon Leka përveçse kanë lokalet pak metra larg njëri-tjetrit, por edhe banojnë në të njëjtën zonë.
Ardi Veliu drejtor i policisë së Tiranës tha se shkak i konfliktit ka qenë një sherr mes Eljon Lekës dhe vëllezërve Seferi, pa specifikuar shkakun. Por burime të Report TV nga grupi hetimor sqarojnë se Arben Seferi ishte konfliktuar me Eljon Lekën, pikërisht te lokali “Seferi” që ndodhet përballë shkollës “Aleks Buda”.
Kur mendohej që sherri i nisur ditën e enjte kishte përfunduar, të rinjtë janë takuar përsëri, por këtë herë Arben Seferi ka thirrur edhe vëllain e tij dhe nuk hezitoi në nxjerrë armën tip pistoletë duke qëlluar në drejtim të Lekës, duke e lënë të plagosur.
Të plagosur e kësaj ngjarje, që mund të ishte kthyer në një tragjedi, kanë mbetur Bujar Mrishaj 39-vjec, Bledar Gosturani 33-vjecc dhe Avni Byberi 47 vjecc, të cilët janë në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Dy vëllezërit Seferi tashmë janë në kërkim nga Policia për veprën penale “Tentativë vrasje” dhe “Plagosje me armë zjarri”.
Një konflikti i nisur ditën e enjte mes dy biznesmenëve të zonës pranë shinave të trenit në Laprakë ka vijuar dhe gjatë kësaj të premte teksa ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Shqiptarja.com mëson se shtetasi Arben Seferi ka pasur konflikt me shtetasin Eljon Leka, teksa të dy janë takuar në një lokal në lagjen e tyre.
Arben Seferi pas debatit verbal ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar në drejtim të Eljon Lekës, që ndodhej brenda në lokalit.
Plumbat e zjarrit kanë lënë të plagosur Eljon Lekën dhe tre klientë të lokalit të cilët nuk kishin asnjë lidhje me konfliktin bashkë me Lekën kanë mbetur të lënduar edhe shtetasit Bujar Mrishaj 39 vjeç.
Bledar Gosturani 33 vjeç dhe Avni Byberi 47 vjeç, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Traumës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Autori Arben Seferi fillimisht ka shkuar tek lokali i tij dhe i ndihmuar nga i vëllai, Astrit Seferi, ka mundur të largohet në drejtim të paditur. Policia ka shpallur në kërkim të dy vëllezërit Seferi dhe një bashkëpunëtor të tyre. Janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse të kryeqytetit, ndërsa vijon krehja e zonës.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO