Si ndodhi vrasja e dy vëllezërve Haxhaliu në 2012 dhe konflikti për borxhin 200 mijë euro për ndërtimin e një hoteli në Dhërmi
Eduard Kurti, Iglend dhe Sokol Haxhialiu
Vrasja e vëllezërve Iglend dhe Sokol Haxhialiu, me origjinë nga Berati, por banues në Tiranë, ndodhi mbrëmjen e 1 dhjetorit 2012 pranë kryqëzimit të Tiranës së Re. Burime nga policia atëherë thanë se shkak ishte një borxh prej 200 mijë eurosh që mendohej se viktimat Iglend dhe Sokol Haxhialiu i kishin autorit të krimit, Eduard Kurti, 37 vjeç nga fshati Nikël i Krujës. Mendohet se nga kjo shumë viktimat kishin kthyer një pjesë dhe vetëm 36 mijë euro nuk kishin kthyer.
Skema e vrasjes
Vrasja ndodhi rreth orës 20:00 të 1 dhjetorit në bulevardin "Bajram Curri", në vendin e quajtur ish stacioni i fundit i Tiranës së Re, ose kryqëzimi ku lidhet me zonën e Selitës. Mendohet se viktimat dhe autorët e krimit udhëtonin në të njëjtën makinë, tip “Mazda” me targa TR9205S, ku dhe ndodhi vrasja. Makina ishte parkuar fare pranë një dyqani të një kompanie celulare.
Makina drejtohej nga Sokol Haxhialiu 41 vjeç, i cili ishte dhe pronari i saj. Mendohet se para vrasjes mes viktimës dhe autorit ka pasur një debat për cështjen e borxhit. Nga grupi hetimor mësohet se vrasësi ka qenë i ulur në vendin e parë të pasagjerit, Sokoli (viktima) në vendin e shoferit dhe Iglendi (viktima) në sediljen e pasme. Fillimisht i dyshuari Kurti ka qëlluar, me pistoletë të pajisur me silenciator, me një plumb në kokë Iglendin. Pas kësaj ka qëlluar mbi Sokolin, kur ky i fundit ka tentuar të largohet. Në drejtim të tij është qëlluar dy herë në kokë dhe në qafë. Ai gjeti vdekjen në spital.
11 vite më pas policia e Tiranës deklaroi sot se ka arrestuar autorin Eduard Kurti i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasja me dashje, në rrethana të tjera cilësuese.
Lajmi kryesor:
Tiranë/ Vrau vëllezit Haxhaliu për borxhin 200 mijë euro, Eduard Kurti kapet pas 11 vitesh tek ish Fusha e Aviacionit! I dënuar me burg përjetë
S.G/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3780
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Festat sjellin trafik të rënduar në Tiranë, eksperti: Semaforët e shumtë bllokojnë qarkullimin, duhen mbikalime! Shoferët nuk zbatojnë rregullat
25 Dhjetor, 14:55
-
Stadiumi i ri 'Selman Stërmasi', në janar pritet prezantimi i projektit! Kompania: Transformim për Tiranën
25 Dhjetor, 12:11
-
Në kërkim pas shpalljes non grata, Artan Grubi dyshohet se fshihet në Shqipëri! Dëshmia e biznesmenit: E dërgova me makinë deri në Tiranë
25 Dhjetor, 10:17
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Magjia e Krishtlindjeve, qindra qytetarë shijojnë koncertin festiv në sheshin 'Skënderbej'! Veliaj: Kemi transformuar Tiranën
24 Dhjetor, 19:35
-
Vigjilja e Krishtlindjeve sjell trafik të rënduar në Tiranë e Vlorë, dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të kryeqytetit (VIDEO)
24 Dhjetor, 18:01
-
Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë! (DOKUMENTI)
24 Dhjetor, 16:59
-
Trafiku i rënduar, Report Tv sjell pamjet me dron, dyndje mjetesh në rrugët kryesore të Tiranës
24 Dhjetor, 16:19
-
Trafik i rënduar në aksin Tiranë-Elbasan, shqiptarët drejt Pogradecit e Korçës për festat e fundvitit
24 Dhjetor, 15:44
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Tiranë/ 22 vjeçari arrestohet brenda parkingut në QSUT, kapet me rreth 900 gr kokainë! I sekuestrohet municion luftarak në banesë
24 Dhjetor, 11:49
-
VIDEO/ 'Motërq***, b***q, a i çon lekë fëmijës... Hë e more rrogën sot?', Belind Këlliçi dështon sërish, nuk mbledh dot militantë e i hakërrehet policëve
24 Dhjetor, 11:36