Tiranë/ Vrau vëllezit Haxhaliu për borxhin 200 mijë euro, Eduard Kurti kapet pas 11 vitesh tek ish Fusha e Aviacionit! I dënuar me burg përjetë

Arrestohet autori i vrasjes së vëllezërve Iglent Haxhialiu dhe Sokol Haxhialiu vrasje e ndodhur 11 vite më parë. Eduard Kurti u vu në pranga sot, 15 shtator, në zonën  e Ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.

48 vjeçari banues në Tiranë ishte person i shumëkërkuar nga Policia e Tiranës pasi ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, në rrethana të tjera cilësuese.

 Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasja me dashje, në rrethana të tjera cilësuese, pasi në vitin 2012, në Tiranë, 48-vjeçari, ka vrarë me armë zjarri dy vëllezërit,Iglent Haxhialiu ,44 vjeç, dhe Sokol Haxhialiu, 41 vjeç.

Vrasja qe tronditi Tiranen ndodhi 11 vite me pare dhe konflikti atëherë u tha për një borxh 200 mije euro që viktimat i kishin autorit.

Mbrëmjen e 1 dhjetorit 2012 vëllezërit Iglend dhe Sokol Haxhialiu, me origjinë nga Berati, por banues në Tiranë u ekzekutuan pranë kryqëzimit të Tiranës së Re. Burime nga policia atëherë thanë se shkak ishte një borxh prej 200 mijë eurosh që mendohej se viktimat i kishin autorit të krimit, Eduard Kurti, 37 vjeç nga fshati Nikël i Krujës. Mendohet se nga kjo shumë viktimat kishin kthyer një pjesë dhe vetëm 36 mijë euro nuk kishin kthyer.

I shumëkërkuari nga Policia e Tiranës i cili cilësohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore u arrestua në kuadër të operacionit "End"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:40
Si ndodhi vrasja e dy vëllezërve Haxhaliu në 2012 dhe konflikti për borxhin 200 mijë euro për ndërtimin e një hoteli në Dhërmi

1694784920_haxhialiu.jpg

 Iglend dhe Sokol Haxhialiu

Vrasja e vëllezërve Iglend dhe Sokol Haxhialiu, me origjinë nga Berati, por banues në Tiranë, ndodhi mbrëmjen e 1 dhjetorit 2012 pranë kryqëzimit të Tiranës së Re. Burime nga policia atëherë thanë se shkak ishte një borxh prej 200 mijë eurosh që mendohej se viktimat Iglend dhe Sokol Haxhialiu i kishin autorit të krimit, Eduard Kurti, 37 vjeç nga fshati Nikël i Krujës. Mendohet se nga kjo shumë viktimat kishin kthyer një pjesë dhe vetëm 36 mijë euro nuk kishin kthyer.

Skema e vrasjes
Vrasja ndodhi rreth orës 20:00 të 1 dhjetorit në bulevardin "Bajram Curri", në vendin e quajtur ish stacioni i fundit i Tiranës së Re, ose kryqëzimi ku lidhet me zonën e Selitës. Mendohet se viktimat dhe autorët e krimit udhëtonin në të njëjtën makinë, tip “Mazda” me targa TR9205S, ku dhe ndodhi vrasja. Makina ishte parkuar fare pranë një dyqani të një kompanie celulare. 

Makina drejtohej nga Sokol Haxhialiu 41 vjeç, i cili ishte dhe pronari i saj. Mendohet se para vrasjes mes viktimës dhe autorit ka pasur një debat për cështjen e borxhit. Nga grupi hetimor mësohet se vrasësi ka qenë i ulur në vendin e parë të pasagjerit, Sokoli (viktima) në vendin e shoferit dhe Iglendi (viktima) në sediljen e pasme. Fillimisht i dyshuari Kurti ka qëlluar, me pistoletë të pajisur me silenciator, me një plumb në kokë Iglendin. Pas kësaj ka qëlluar mbi Sokolin, kur ky i fundit ka tentuar të largohet. Në drejtim të tij është qëlluar dy herë në kokë dhe në qafë. Ai gjeti vdekjen në spital.

11 vite më pas policia e Tiranës deklaroi sot se ka arrestuar autorin Eduard Kurti i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasja me dashje, në rrethana të tjera cilësuese.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'