Si në film! Aeroplanmbajtësja e SHBA-së stërvitet në ujërat e Adriatikut (FOTO)

Si në film! Aeroplanmbajtësja e SHBA-së stërvitet në ujërat e Adriatikut (FOTO)

Duket si një pamje e shkëputur nga një nga film aksion, por jo. Kjo është një nga 10 aeroplanmbajtëset e SHBA-së, e cila prej disa ditës është duke u stërvitur në ujërat e detit Adriatik. Ditën e djeshme, Presidenti Ilir Meta, shoqëruar nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, dhe gjeneral Bardhyl Kollçaku, kanë bërë një vizitë në këtë aeroplanmbajtëse.

Ministrja Xhaçka e ka cilësuar vendosjen e aeroplanmbajtëses në Durrës, si një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera SHBA- Shqipëri.

"Aeroplanmbajtësja amerikane “Abraham Lincoln" prej ditësh po stërvitet në ujërat e detit Adriatik. Një prej 10 aeroplanmbajtësve të SHBA është njëherësh vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare amerikane. Vizita në të, ishte jo vetëm një eksperiencë e bukur, por mbi të gjitha, konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera që vendi ynë ka me aleatin e tij strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës në drejtim të mbrojtjes dhe sigurisë. Faleminderit Ambasadës Amerikanë në Tiranë U.S. Embassy-Tirana për ftesën dhe komandantit të aeroplanmbajtëses, kapiten Brouwne USS Abraham Lincoln MWR për mikpritjen, në stërvitjen më të veçantë pranë brigjeve shqiptare", shkruan Xhaçka.

Disa informacione për aeroplanmbajtësen " Abraham Lincoln"
USS Abraham Lincoln (CVN-72)  është një nga 10 aeroplanmbajtëset e SHBA aktualisht në shërbim të Forcave Detare të SHBA.  Ajo është e klasit Nimitz me një tonazh rreth 100.000 ton.  Ky klas aeroplanmbajtëse sot është anija ushtarake me e madhe dhe më e fuqishme në bote, si dhe tregues i fuqisë ushtarake të SHBA. 

USS Abraham Lincoln (CVN-72) është vendkomanda e Grupit të Nëntë Goditës të Forcave Detare të SHBA.  Së bashku me kryqëzorët me rraketa të drejtuara  dhe nëndetëset, si pjesë përbërëse e grupit, kjo fuqi detare e pakontestueshme i jep mundësinë SHBA të krijojë superioritet detar të mjaftueshëm për të projektuar fuqinë ushtarake të SHBA dhe për të menaxhuar krizat të mbarë globin.

Grupi i Nëntë Goditës të Forcave Detare të SHBA, së bashku me  Aeroplanmbajtësen USS Abraham Lincoln (CVN-72) gjendet prej disa ditësh në Adriatikun Jugor, pranë brigjeve shqiptare, për të zhvilluar një stërvitje të planifikuar përpara ridisllokimit të saj në një rajon tjetër operacional.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Noci: 02/05/2019 20:30

    Thuju te nae fali nje aeroplanmbajtse amerika se u duhet ktyre hajdudave te shqipris ta shesin per hekur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash

Aksident i trefishtë në aksin Lezhë-Laç, raportohet për tre të plagosur! Makinat bëhen copash