'Si në kohën e Millosheviçit', Analistja amerikane kritikon Uashingtonin se po i beson Serbisë

'Si në kohën e Millosheviçit', Analistja amerikane kritikon Uashingtonin se po i beson Serbisë

Ivana Stradner

Analistja amerikane, Ivana Stradner ka reaguar pas një postimi të Ambasadës së SHBA-së në Serbi, dedikuar raporteve të mira ekonomike mes dy vendeve.

Sipas saj, njëjtë si në kohën me Millosheviçin, Uashingtoni beson ende se ekonomia është problemi kryesor në Serbi. Derisa ka shtuar se qeveria serbe këtë po e shfrytëzon me kënaqësi.

“Uashingtoni ende beson me naivitet se ekonomia është problemi kryesor në Serbi. E të mendosh se qeveria serbe po e shfrytëzon me kënaqësi. Këtë besonte Uashingtoni edhe në vitet ’90 me Millosheviçin… dhe mendonte se ekonomia e tregut të hapur do të parandalonte luftërat”, ka shkruar ajo në X (ish-Twitter), teksa ka shpërndarë postimin e Ambasadës amerikane në Beograd.

Ndryshe, në postimin e kësaj ambasade thuhet se “marrëdhëniet tregtare amerikano-serbe janë të forta dhe bëhen më të forta. Kompanitë amerikane e dinë se Serbia e ka vendin në Perëndim. Pyetja e vetme është se sa shpejt do të arrijnë atje.”

 

 

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë