Eduard Martins, një djalë i pashëm biond, 32-vjeç nga Sao Paulo në Brazil, supozohej se i mbijetoi leucemisë në fëmijëri për tu bërë një fotoreporter i luftës për OKB.
Fotot e rreme të tij nga konflikti në Giza, Siri dhe Irak u dorëzuan në agjenci të tilla si Getty Images, Zuma dhe NurPhoto dhe u botuan në The Wall Street Journal, Le Monde, Telegraph dhe BBC Brazil.
Profili i tij i Instagramit, tani i fshirë, kishte mbi 120,000 ndjekës, dhe pa përjashtim të gjitha fotot e tij ishin një mashtrim., i cili u zbulua falë vëzhgimit të kujdesshëm të disa foto-reporterëve të BBC Brazil, dhe një gazetareje të quajtur Natasha Riberio.

(Profili i Eduard Martins në Instagram)
Pasi filluan të qarkullonin fjalë se fotot e tij ishin të rreme, një fotograf brazilian gërmoi për këtë rast për të kuptuar se si Martins kishte mundur të gënjente organizatat dhe agjencitë mediatike në botë.
Gjatë kërkimit të tij ai rastisi në një foto të çuditshme të Martin, ku fotografi shfaqet me butonin e diafragmës në anën e majtë të kamerës, ndërsa pothuajse të gjitha llojet e kamerave kanë butonin e diafragmës në të djathtë.

(Fotografi shfaqet me butonin e diafragmës në anën e majtë të kamerës)
Ai vazhdoi më pas me kërkimin e tij, ku zbuloi se disa foto ishin të një fotografi amerikan me bazë në Turqi, Daniel C Britt.
Fotografi amerikan, duke qenë se nuk kishte bërë kërkime në rrjet për të parë punën e tij, as që e kishte idenë se i ishin marrë fotot.
Ndërsa historia vazhdon edhe më tej, pasi ai kishte të rremë edhe identitetin.
BBC Brazil e identifikoi atë si një 32-vjeçar britanik, Max Hepworth-Povey, nga Cornwall.

(32-vjeçar britanik, Max Hepworth-Povey)
"Isha duke pushuar, duke pirë verë, kur një mik nga revista Wavelength më kontaktoi duke thënë se dikush e ka vjedhur identitetin tim në një lloj shaka në internet", thotë Max.
Sipas tij fotot e përdorura nga foto-reporteri I rremë, ishin nga një profil i vjetër në Facebook që ai e kishte çaktivizuar dy vjet më parë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com