Në një darkë të mbushur me argëtim, cmime dhe dhurata për punonjësit e saj, Big Market feston mbylljen e një viti plot arritje.
Mbrëmjen e djeshme, stafet e Big Market nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Tiranë në një festë të organizuar me shumë dashuri dhe dedikim.
E shpallur si një ndër 7 kompanitë më të suksesshme në Shqipëri, Big Market vendosi që këtë sukses ta ndajë edhe në këtë festë fundviti me burimet e saj njerëzore.
Gjatë aktivitetit u ndanë shpërblime dhe dhurata për punonjësit më të vjetër, të cilët kanë nisur karrierën e tyre në këtë kompani gati 2 dekada më parë.
E njohur ndryshe edhe si supermarketi i të gjithë shqiptarëve, me prani në të gjitha qytetet e vendit, Big Market ruajti këtë identitet edhe në këtë mbrëmje duke patur si të ftuar të vecantë të madhen Aurela Gace, e cila gjallëroi atmosferën duke bërë të kërcejnë të mëdhenj e të vegjël.
Drejtuesit e kompanisë shprehën mirënjohjen e thellë ndaj stafeve të tyre duke u angazhuar që kjo kompani do të jetë gjithmonë një familje e dytë për të gjithë ata që vendosin të ndërtojnë karrierën e tyre në Big Market.