Big Market reagon për mediat: Punonjësja humbi jetën për shkaqe natyrale, ndodhemi pranë familjes

Big Market reagon për mediat: Punonjësja humbi jetën për shkaqe natyrale, ndodhemi pranë familjes

Logo e Big Market

Dy ditë më parë një punonjëse në një nga supermarketet e rrjetit "Big Market" u nda tragjikisht jeta gjatë orarit të punës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë ka reaguar sot edhe shoqëria Big Alb Group, pronare e rrjetit "Big Market".

Në reagimin e publikuar në rrjetet sociale, thuhet se lajmi i botuar nga disa portale është i rremë, duke qenë se në ambientet e tregtimit të shoqërisë nuk ka pasur asnjë aksident. Big Alb Group shpreh dhimbjen e tërë shoqërisë për ndarjen e parakohshme nga jeta të një prej punonjësve më të mira të shoqërisë.

Big Alb Group konfirmon se punonjësja është ndarë nga jeta për shkaqe natyrale dhe shprehet se ndodhet pranë familjes së të ndjerës në këtë moment të vështirë.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan