Reagon Big Market për lotarinë e rremë që përdor emrin e kompanisë: Kujdes me të dhënat, mos bini pre e lotarisë së rremë

Reagon Big Market për lotarinë e rremë që përdor emrin e kompanisë: Kujdes me të dhënat, mos bini pre e lotarisë së rremë

Lotaria e rremë

Një lotari e rremë është shpërndarë së fundmi nëpër rrjetet sociale, e cila u kërkon individëve të japin të dhënat e tyre në këmbim të një celulari iPhone.

Ndonëse kjo llotari dërgohet në emër të rrjetit më të madh të supermarketeve “Big Market”, ende nuk dihet burimi i saj, pasi kompania shqiptare ka dalë sot në një deklaratë publike duke u distancuar nga të tilla praktika të paligjshme dhe fton të gjithë klientët e saj të tregojnë kujdes me të dhënat e tyre dhe të mos marrin pjesë në këtë mashtrim, i cili synon vjedhjen e të dhënave personale.

Në deklaratën për shtyp, marka shqiptare “Big Market” rikujtoi se të gjitha lotaritë që ajo zhvillon, kryhen në mënyrë ligjore dhe nëpërmjet kanaleve zyrtare. Çdo përdorim i indentitetit të tyre pa miratim dhe për qëllime të dyshimta është një akt i paligjshëm, i cili do të ndiqet penalisht.

Përveç logos së vjetër të markës, një tjetër element i dyshimtë është edhe shqipja e përdorur nga kjo lotari, e cila duket e përkthyer keq dhe një përshtatje e sajuar e gjuhës angleze.

Në mbyllje të thirrjes së saj për klientët, marka “Big Market” rikujtoi edhe një herë përdoruesit e rrjeteve sociale që, për çdo iniciativë apo lajm të verifikojnë gjithmonë vertëtësinë dhe burimin e informacionit.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn seancën paraprake për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin dhe 3 të tjerët

Afera 'Partizani’/ GJKKO shtyn seancën paraprake për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin dhe 3 të tjerët