Nuk janë The Beatles! 7 djem nga Korea e Jugut u bë grupi më i madhi muzikor në botë

Nuk janë The Beatles! 7 djem nga Korea e Jugut u bë grupi më i madhi muzikor në botë

Në shkurt të vitit 1964, një bandë muzikore angleze e quajtur Beatles bëri një debutim të madh  televiziv në SHBA.

Ajo që më pas u quajt 'Beatlemania', ishte një valë e fortë e fansave të këtij grupi. Performanca e grupit në 'Teatrin Ed Sullivan' ishte e mbushur me fansa të zjarrtë, që thërrisnin një zëri këngën e Beatels-ave.

Në maj 2019, mbi 55 vjet më vonë, një tjetër grup të huajsh përsëri në të njëjtin teatër. Sipas mediave ngjashmëritë vizuale ishin të habitshme dhe ndodhsta  të qëllimshme.

Bëhet fjalë për grupin muzikor koreanë të cilët erdhën me të njëjtin stil me kostume të ngjashme dhe me emrin e tyre në daullet e bandës,  në të njëjtën font siç ishte përdorur nga legjendat nga Liverpuli dhe madje transmetimin e tyre e bënë bardhë e zi.

Por pavarësisht ngjashmërive fantasitke këta nuk ishin Beatles. Ishte grupi BTS - një grup i krijuar prej shtatë vetësh nga Kora e Jugut. Tashmë është një grup mjaft i madh dhe mund të konsiderohet një nga grupet më të mëdha në botë tani për tani.

Në prill, BTS u bë grupi i tretë në 50 vitet e fundit që të ketë tre albume në 'Listat Billboard 200' dhe kjo ka ndodhur në pak se 12 muaj. Kështu ata u bashkuan në radhët e The Beatles dhe The Monkees për suksesin e arritur. Muajin e ardhshëm, BTS u bë grupi i parë në historinë Billboard që kanë kaluar pesë javë në vendin  e parë në tabelën e 'Billboard Artist 100'.

Ashtu si Beatles, BTS ka udhëtuar nga një kontinent tjetër për të kryer koncerte për bazën e tyre të madhe të fansave amerikanë. Për yjet e Koresë së Jugut që tashmë kanë arritur të godisin tregun amerikan është padyshim një arritje edhe më e madhe. Pjesa më e madhe e këngëve të BTS-së janë në gjuhën koreane, grupi ka vetëm një anëtare që flet rrjedhshëm anglisht megjithatë kjo nuk i ka penguar që të arrijnë sukses.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana