Lugina e Valbonës ofron pamje fantastike me bukurinë e bardhësisë së ofruar nga flokët e dëborës që kanë zbardhur malet e larta dhe pishat.
E kthyer në një oaz çlodhës dhe përkëdhelës për të gjithë, në lartësinë e 800 metrave mbi nivelin e detit, në këto ditë dimri Valbona ka pritur vizitorët e parë që po shijojnë pamjen që ajo ofron. Rruga automobilistike është plotësisht e kalueshme dhe vizitorë të shumë janë të pranishëm nga shumë qytete të Shqipërisë dhe Kosovës.
Tani e veshur krejt në të bardha, në këtë stinë, në Luginën e Valbonës, mund të vëzhgosh edhe kafshët e egra të zonës që lëvizin në fushën e bardhë të borës, ky park kombëtar nuk njeh stinë, pasi vizitorë të shumtë e zgjedhin atë. Tashmë dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror, por edhe atë të dimrit. Ndërkohë që turizmi malor duket se është shndërruar në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve.