Si po bëhen bullgarë
goranët e Shqipërisë

Si po bëhen bullgarë <br />goranët e Shqipërisë
SOFIE - Bullgaria është duke u ofruar nënshtetësinë goranëve që jetojnë në Kosovë dhe Shqipëri, një vendim që ka ngjallur edhe kritika, sidomos në Maqedoni. Goranët janë një komunitet mysliman që jetojnë në 18 fshatrat e rajonit të Gorës, mes Shqipërisë dhe Kosovës, si edhe në Prespë e Zhupë.

Vetë goranët janë identifikuar historikisht si popullsi e afërt me maqedonasit. Por Bullgaria është tashmë duke i ofruar nënshtetësinë bullgare çdo gorani që deklaron se është me origjinë dhe kombësi bullgare, shkruan SETimes, një ëebsite informativ që mbulon zhvillimet në Ballkan.

Deri tani vetëm gjashtë goranë të Kosovës kanë marrë nënshtetësinë bullgare, ndërsa në Shqipëri janë 1500 të tillë, sipas shifrës që jep Gëzim Kurti, kreu i shoqatës së bullgarëve në Shqipëri.

Sipas shifrave të SETimes, në kuadër të kësaj politike 16 mijë maqedonas janë bërë shtetas bullgarë, 2 mijë ukrainas si edhe 1 mijë serbë. Ndër avantazhet që ofron sot një nënshtetësi bullgare është natyrisht edhe fakti që mund të punosh kudo në BE. “Një politikë pasaportash” e ka quajtur Todor Petrov, kreu i Kongresit Botëror Maqedonas, i cili e ka quajtur fushatën një vazhdim të politikave asimiluese të popullsive që zbatoheshin në shekullin e 19-të.

(Në foto, banorë të fshatrave të Gorës në Shqipëri)

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut

Nga Pëllumb Gjoka, tek Kasandër Noga dhe Gjergj Cukali, ja 51 emrat e plotë të operacionit të SPAK-ut