Si po i ndryshon kushtet PD për sabotimin e ‘zgjedhores’, kërkesa e fundit shpëtimi i Gjin Gjonit nga Vetingu

Si po i ndryshon kushtet PD për sabotimin e ‘zgjedhores’, kërkesa e fundit shpëtimi i Gjin Gjonit nga Vetingu

Gjin Gjoni

TIRANE - Një moratorium 4-vjeçar për të shpëtuar nga Vetingu gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor, pjesë e të cilit është edhe gjyqtari Gjin Gjoni, është kushti i fundit i Partisë Demokratike në këmbim të konsensusit për Reformën Zgjedhore, e konsideruar si pikë kyçe për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Po a është i papritur dhe i rastësishëm kushti i fundit i PD, i cili po çon drejt zhbërjes konsensusin për Reformën Zgjedhore? Nëse i referohemi strategjisë së ndjekur nga PD gjatë tre viteve të fundit, përgjigja është: Jo. Kushti i fundit është një taktikë politike për të mos miratuar Reformën Zgjedhore. Po si kanë ndryshuar kushtet e PD për Reformën Zgjedhore gjatë tre viteve të fundit, në varësi të situatave politike? 

Në 10 dhjetor të 2017, bashkëkryetari i PD në Komisionin për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, në emër të PD, paraqiti tre kërkesa për reformën zgjedhore: Votim dhe numërim elektronik, rregullimi i financimit të partive politike dhe dekriminalizim i procesit zgjedhor. Sot, edhe pse OSBE nuk e ka mbështetur votimin dhe numërimin elektronik, mazhoranca i ka pranuar të tria këto kërkesa. Në 2018, Partia Demokratike e kushtëzoi konsensusin për Reformën Zgjedhore, me disa kushte të tjera, konkretisht me ndryshimin e Kushtetutës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, shkarkimin i Arta Markut si kryeprokurore në atë kohë si dhe me Vetingun e politikanëve. 

Çështja e Arta Markut u tejkalua në fund të vitit 2019, ndërsa Vetingu i politikanëve, sipas variantit të PD, u rrëzua nga Komisioni i Venecias. Gjatë vitit 2019, Partia Demokratike e kushtëzoi konsensusin për Reformën Zgjedhore, me disa kushte të tjera, ku përfshiheshin shtyrja e zgjedhjeve lokale të 2019, zgjedhje të parakohshme dhe lokale bashkë, largimin e kryeministrit Rama, tryezë dialogu me Ramën kryeministër, qeveri tranzitore për përgatitjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në vjeshtën e 2019, PD paraqiti disa kushte të tjera për marrë pjesë në Reformën Zgjedhore. Kushtet ishin largimi i Damian Gjiknurit si bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore, më pas largimi i Rudina Hajdarit si bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe në fund reforma zgjedhore të drejtohet nga një strukturë e përbërë nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtar (OSBE/ODIHR, BE, SHBA, etj.) 

Asnjë nga këto kushte nuk u plotësua. Të gjithë u hodhën poshtë nga mazhoranca dhe ndërkombëtarët. Këta të fundit refuzuan të drejtorin Reformën Zgjedhore. Befas në 14 janar 2020, përfaqësuesit e opozitës, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili u ulën në tryezë me Damian Gjiknurin dhe Rudina Hajdarin. Kur reforma u duk se ishte në rrugën e duhur, befas Partia Demokratike, me anë të Oerd Bylykbashit, shpall një kusht të ri, atë të ‘ngrirjes’ së veprimit të ligjit të Vetingut për gjyqtarët e zgjedhjeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • PD PARTI WC: 23/02/2020 15:54

    Qeni gjin vjoni kapartoni di shum gjëra për partin e kakës pd. Prandaj kjo parti e kanaleve të mutit duan ta mbrojn gjin xhon kaparton me mallom. O kuje zez çfar psrtie është pd.

    Përgjigju
  • Haha: 23/02/2020 14:23

    Qin Gjon Qini

    Përgjigju
  • Luani: 22/02/2020 19:03

    Hajdutet vetem ne burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit

FOTOT/ Tirana shkëlqen për festat e fundvitit