Ceka: Historia i parashikon tërmetet, janë ciklike! Nikolla: 3 arsyet se përse opozita ka dështuar politikisht (VIDEO)

TIRANË- Si po menaxhohet situata pas tërmetit?  Ka qenë kjo tema e emisionit 'Repolitix' në Report Tv. Politikani Neritan Ceka tha se tërmetet me të vërtetë nuk parashikohen, por historia duhet marrë parasysh pasi ato janë ciklike dhe Durrësi është zona më e rrezikuar. Ai u ndal të fliste edhe për Durrësin antik, për të cilin deklaroi se ka pasur probleme në një nga bedenat, por është dëm i riparueshëm.

Nga ana tjetër, Albert Nikolla, këshilltar bashkiak në Tiranë ka renditur disa arsye, pse sipas tij kontributi politik i opozitës në këtë situatë pas tërmeti lë shumë për të dëshiruar. Kritika për qeverinë, për mënyrën se si ka menaxhuar periudhën past tërmet ka pasur edhe ish-anëtari i Këshillit të PD-së, Ervin Kulluri. Ai tha se kryeministri Rama ka qëndruar pjesën më të madhe në TV dhe i ka lënë në plan të dytë vendimet konkrete.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:15
Këshilltari i Bashkisë: 3 arsyet se përse opozita ka dështuar politikisht në situatën pas tërmetit

Në studion e Report Tv, Albert Nikolla, këshilltar bashkiak në Tiranë ka renditur disa arsye, pse sipas tij kontributi politik i opozitës në këtë situatë pas tërmeti lë shumë për të dëshiruar.

"Opozita thotë po mblidhemi me ekspertët, si mund ta bëjë opozita këtë? unë po mblihdem për hesap im, ti vazhdo jetën tënde. Sulmi që i është bërë ekspertëve shqiptar që marrin pjesë në Komitetin e Rindërtimit, si Bozo, janë akuzuar sikur bëjnë koperturë qeverisë. Afërsia dhe propozimi konkret i Ramës, që nëse ke projekte konkrete eja të diskutojmë. Basha refuzon, opozitën e shikoj në një gjendje dramatike me një projekt politik", tha Nikolla.

Ora 22:13
Ceka: Çela ogur i mirë, nuk është i politizuar! Dosja 'tërmeti' duhet të ishte nisur nga Marku

"Një ogur i mirë"! kështu e quajti politikani Neritan Ceka zgjedhjen e Olsian Çelës, si kryeprokuror. Ai tha se nisja e hetimeve dhe hapja e dosjes së tërmetit duhet të niste nga Arta Marku.

"Ogur i mirë i kryeprokurorit. Ka një përgjegjësi të qartë, nuk duket i politizuar dhe jep një mesazh të mirë për Reformën e mirë. Nisja e hetimeve për dosjen e 'tërmetit' duhet ta kishte bërë Arta Marku, do jetë një mësim të mirë për ata që kanë vënë në plan të parë fitimin, mashtrimin", tha Ceka.

Ora 21:35
Ironia e Kullurit: Rama rri 7 orë në TV, ku e gjeti kohën për të bërë masterplane?

Ish-anëtari i Këshillit të PD-së, Ervin Kulluri ka bërë ironi me kryeministrin Edi Rama, sipas së cilit pjesën më të madhe të ditës është në TV, duke lënë pas dore çështje të rëndësishme sa i përket mënyrës së administrimit të situatës pas tërmetit.

Në përgjigje të këshilltarit Bashkiak, Albert Nikolla i cili tha se Rama ka përgatitur një masterplan për rindërtimet, Kulluri u shpreh: Rama rri 7 orë në TV, ku e gjeti kohën për të bërë masterplane dhe të marrë vendime? Duhet të ulesh ta bësh, të caktosh vendin. Duhet ta korrigjosh, duhet të thuash ide, jo masterplan

Ora 21:31
Ceka: Historia i parashikon tërmetet, janë ciklike! Durrësi antik është dëmtuar

Në rolin e arkeologut, Neritan Ceka, u ndal të fliste për dëmet që ka lënë tërmeti në Durrësin antik. Për shkak të numrit të lartë të viktimave apo edhe dëmeve të shumta materiale, ky qytet antik është lënë "në harresë". Një pjesë e bedenave ka pësuar dëme, por sipas Cekës, ky dëm fatmirësisht është i riparueshëm.

"Ka rënë një pjesë e bedenave, por është një gjë që rregullohet nuk është katastrofike. Historia duhet të na e kishte thënë me kohë, që tërmetet janë ciklike, por Durrësi është pika e dobët. Tërmetet më shkatërruese kanë qenë në Durrës. Ky vend nuk ka rreziqe katastrofike. Vetëm duhet ndërtuar mirë dhe ky është mësim i madh. Në Durrësin antik kishte një farë rrëmuje", tha Caka.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ADRIAN KULLURI SALA NË VESH I PSHURI: 11/12/2019 22:38

    O adfian kulluri ty sala në vesh të pshuri prandaj ti kot e ke se s'fiton kur se shura e salës stë shkon kur. Ti do qelbesh er sa her do tentosh që politikēn ta bosh o këllufi adrian i gjithi kapedan.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur

Aksident në Korçë/ Makina përplas biçikletën, 1 plagosur