Si reagojnë turqit kur nxjerr flamurin grek në mes të Stambollit?

Si reagojnë turqit kur nxjerr flamurin grek në mes të Stambollit?

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë prej vitesh nuk kanë gjetur qetësi dhe kjo ka ndikuar ndjeshëm në mënyrën sesi kombet e perceptojnë dhe e pranojnë njëri-tjetrin. Një bloger turk, i quajtur Rıdvan Çakmak është përballur me shumë vështirësi kur ka kërkuar që të bëjë fotografi me flamurin grek në Stamboll, në afërsi të xhamisë, dikur muze të Hagia Sophia.  Në videon e publikuar si një eksperiment social, vlogeri i kërkon qytetarëve të ndryshëm që t’i bëjnë një foto me celularin e tij, por edhe vetë ai e pranon se një gjë e tillë është e rrezikshme. Sidoqoftë, është interesante se si kërkesa për ta ndihmuar atë të bëjë një fotografi të Hagia Sofisë me një flamur grek irritoi reflekset e turqve. Edhe pse siç raportojnë mediat në Greqi skena të ngjashme mund të ndesheshin edhe atje.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vera: 09/02/2021 17:27

    Ne Greqi te dalesh me flamur Shqipetare te rrahin e te vrasin kjo dihet mire. Kujt emigranti Shqipetar ne Greqi ja mban qe ne makine te mbaj flamurin kombetar, sa raste ka pasur kur shkon per pushime ne Greqi dhe ne makine ke veve flamurin Shqipetar policia te persekuton me gjoba kot dhe ne parkime te thyejne xhamat. Vetem ne Shqiperi mund te mbash cfado lloi flamuri ta varesh ku te duash dhe nuk te persekuton njeri. Eshte e lete te shash Turqit por ka me keq se dihet qe ata dy shtete kane konflikt por te shkosh ne Turqi me flamur Shqipetar nuk te persekuton njeri. Ka dhe komentus idjote qe shajne Turqine kot pa baze, une kam shkuar shume here ne Turqi dhe kurr nuk te shikon me sy te keq. Racizmi ne Greqi eshte mjaft i eger dhe ata qe jetojne aty e dine mire. Le pastaj turpi me i madh qe po ishe nga cameria nuk te lene fare te futesh.

    Përgjigju
  • beni: 09/02/2021 12:26

    idiotizma turke,keto.Nuk ka sens.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)