Krahas momenteve të tensionit, kur Lulzim Basha bllokoi foltoren e Kuvendi, seanca e sotme u shoqërua edhe nga çaste humori. Basha tha se opozita ka insistuar për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE, por kjo deklaratë e tij përfshiu nga të qeshurat  radhët e maxhorancës në sallën e Kuvendit. 

Edi Rama nuk ka bërë detyrat e shtëpisë. Kjo është arsyeja sepse mbrëmë, konservatorët mbajtën këtë vendim. Vendimi do ishte më i keq nëse s’do ishte insistimi jonë si opozitë. (Salla e Kuvendit përfshihet nga të qeshurat).

Lulzim Basha

As kryeministri Edi Rama nuk e mbajti dot të qeshurën, ndërsa kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla replikoi me kryedemokratin.

Njëri nga këta që zgërdhihet ka qenë para dy ditësh në Gjermani me një Toyota Yaris. Po të kanë parë o zgërdhimtar me Toyotën dhe 1.5 milionë drogë brenda në makinë. S’ka Shqipëria ministër të Brendshëm, të mos ketë lidhje me trafikun e drogës. 

Lulzim Basha, kryetar i PD