Si sot një vit më parë shpalli kampion Partizanin pas 26 vitesh, Gega: Dita më e lumtur e jetës time

Si sot një vit më parë shpalli kampion Partizanin pas 26 vitesh, Gega: Dita më e lumtur e jetës time

Skënder Gega ishte trajneri që bëri realitet ëndrrën e Partizanit dhe gjithë tifozërisë së tij për titullin kampion pas 26 vitesh. Këtë e arriti pikërisht si sot një vit më parë në ndeshjen derbi me Tiranën në ‘Selman Stërmasi’.

Një ditë dhe një festë e paharrueshme, të cilën e ka kujtuar edhe trajneri tropojan. Në rrjetet sociale ai ka postuar një video, ndërsa në diçiturën e saj shkruan: “12 maj do të jetë gjithmonë dita më e gëzuar e jetës time! Urime të gjitheve për trofeun.”

Gega në fund të sezonit të kaluar u largua nga Partizani, për shkak se nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit. Një vendim që i shkoi të gjithë duke patur parasysh arritjen pas 26 vitesh, ndërkohë që sot trajneri drejton në Jordani.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët