Si të lehtësojmë kollitjen
në kushte shtëpie

Si të lehtësojmë kollitjen <br />në kushte shtëpie
Kur e ndieni acarimin e fytit, shkoni në kuzhinën tuaj që në mënyrë të lehtë të përgatisni një ilaç shumë natyral të përgatitur vetë, por kjo nuk do të thotë të injoroni këshillat e mjekëve.

Shurup me mjaltë
Përzieni gjysmë filxhani mjaltë dhe gjysmë filxhani ujë. Shtoni qepën dhe hudhrën e prerë imët. Shtoni sherbelën, qepën, rigonin dhe trumzën. Lëreni përzierjen të qëndroje gjatë natës. Përzierjen filtrojeni, ruajeni në frigorifer dhe përdoreni si shurup.

Vaji i ricinit me hudhër

Përzieni gjysmë filxhani vaj ricini të bërë me presion të ftohtë dhe një thelb të grimcuar të hudhrës. Shtoni një lugë xhenxhëfil të prerë, 3 deri 4 pika vaji eukalipti dhe gjysmë luge piper. Përzierjen aplikojeni në gjoks.

Shurupi i rrepës
Përzini një lugë rrepë të prerë me një çerek filxhani me mjaltë. Lëreni të qëndrojë disa minuta, dhe pastaj përzierjen përdoreni si shurup për lehtësimin e kollës.
Edhe pse mund t’u duket që është ide e mirë të shtoni vaj eterik në shurupin shtëpiak kundër kollës, mos e bëni sepse mund të paraqesë ngarkesë në mëlçi. Në vend të kësaj, vajin eterik thitheni përmes avullit. Ngroheni tenxheren me ujë, shtoni pak pika vaj eterik sipas përzgjedhjes suaj, vendosni një peshqir përmbi kokë dhe merrni frymë thellë. Kjo do të ndihmojë te hollimi i mukozës dhe pastrimi i sistemit të frymëmarrjes.

Shkrimi u botua në suplementin SHENDETI të së përditshmes SHQIPTARJA.com

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat

Kongresi i PS/ Delegatët votojnë për Asamblenë e re, prezantohet platforma ‘Deputeti që Duam’! Ministrat tregojnë objektivat