Si të "heqësh qafe",
gjërat e tepërta në shtëpi

Si të "heqësh qafe",<br />gjërat e tepërta në shtëpi
TIRANE- Kush e njeh sadopak feng shui do të ketë mbetur me siguri i befasuar po aq sa edhe unë, nga rëndësia që ky art apo disiplinë i atribuon çlirimit të ambjenteve të shtëpisë nga çdo akumulim objektesh, në mënyrë që të rikthehet enegjia pozitive, e mirë dhe “e pastër”, ndoshta edhe duke hequr dorë nga mijëra simbolika të ndërlikuara, dhe duke rekuperuar gjuhën më familjare. Nëpërmjet hapësirave të lira, larg pengesave që shkaktojnë ngecje në mënyrë të pashmangshme negative, energjia e mirë do të burojë duke rigjallëruar ambjentet në të cilat jetojmë, të cilave u kemi dhënë një ndriçim të ri dhe ngjyra favorizuese, duke kontribuar në harmoninë e mirëqënies gjatë qëndrimit në shtëpi. Në këtë parim themelor qëndron ndoshta një nga çelësat e suksesit të kësaj doktrine tejet orientale, origjina e së cilës është kaq e largët nga dimensioni ynë bashkëkohor dhe perëndimor. Tematikat ambientaliste, por jo vetëm – kursimi i energjisë është natyrisht një diktat ekonomik më tepër se ekologjik– gjejnë vend në afirmimin e tendencave të reja në botën e konsumit duke u përhapur si filozofi të vjetra ose të reja jetese. Ka një fije të përbashkët që lidh çështje të mëdha të tilla si mbrojtja e mjedisit dhe përdorimin më të mirë të burimeve të energjisë dhe materiale, me veprimin individual, përmes miratimit nga të gjitha parimet, zakonet dhe mënyrat e jetesës dhe mënyrës mjedisore. Nga vatra më perëndimore e tendencave të reja – siç është për shembull, Amerika, lind lëvizja që braktis gjërat e panevojshme. Slogani i saj është; ndrysho konsumin, hiq qafe gjërat e tepërta, çlirohu prej tyre dhe fito hapësirën e nevojshme, ato metra katror të çmuar, të zëna nga objekte të papërdorura ... Ashtu si lëvizja e 100 gjërave, frymëzuar nga kaliforniani Dave Bruno i cili vendosi ta shndërronte ridimensionimin në një stil jete. Dhe u bë i famshëm me librin “Sfida e 100 gjërave”. Sipas Brunos, është pikërisht 100 maksmumi, numri i objekteve që na duhet të ruajmë si kryesore në jetën tonë dhe lançon një “sfidë” për të realizuar këtë qëllim. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lëvizja shënon një numër të madh ndjekësish: për të gjithë është një provokacion i dobishëm dhe një burim sugjerimesh. Dhe sigurisht një stimul për të reflektuar mbi nevojat tona dhe vlerat e tyre. Cfarë e bën faktikisht esencial, një objekt? Dobia e tij praktike, por edhe vlera afektive, historia që ky objekt nga tregon. Është i padiskutueshëm funksioni i vetpastrimit të veprimeve të tilla si zbrazja e një dollapi nga veshjet e tepërta dhe të papërdorshme, jashtë mode, apo që nuk na bën më (duke ua dhuruar ndoshta njerëzve që kanë nevojë) apo eliminimi i enëve të dëmtuara, (sërish këtu disiplina feng shui rekomandon çlirimin e kuzhinës duke siguruar kështu jo vetëm hapësirë, por edhe prosperitet në familje!!). Por gjithashtu një përfitim si psikologjik ashtu edhe i kënaqshëm përveç faktit që të ndihmon të kursesh, mund të jetë, dhënia e një “jete” të re, objekteve të jetës sonë të përditshme ose të traditës. Kjo mund të ndodhë duke u dhënë këtyre objekteve një formë të re. E mbërrijmë në këtë mënyrë në riciklimin krijues, që ndoshta ngjan më shumë me një afrim jo domosdoshmërisht tradicionalist, por sigurisht impenjativ për ruajtur natyrën, duke shmangur ndotjen me mbeturinat e objekteve ndoshta të zvetënuara plotësisht, por edhe duke mbrojtur e duke i dhënë jetë tjetër, pasurisë sonë të mrekullueshme historike dhe artistike, edhe duke shpëtuar ato që na flsin për traditat tona lokale dhe familjare. Riciklimi dhe rekuperimi i bukurisë dhe dobisë së një objekti, është një aktivitet që po përfshin gjithnjë e më shumë njerëz duke çimentuar zakone e duke mprehur ndjeshmërinë njerëzore e përse jo edhe damarin prej artisti. Aq shumë po preferohet ky proces saqë po shtohen gjithnjë e më shumë kurset për të mësuar sesi të shndërrosh dhe zbukurosh objektet, të cilat kanë ardhur deri në atë gjendje sa mund të përfundojnë fare mirë në koshin e plehrave. Në Milano ashtu si dhe në Genova, qytetin ku jetoj dhe punoj, janë vetë strukturat vendore që nxisin dhe promovojnë riclikimin duke aplikuar sistemet e grumbullimit të diferencuar, por edhe duke sponsorizuar aktivitetet krijuese që përfshijnë kurrese të mbajtura nga vullnetare, shpesh artistë të rinj, të cilëve u jepet mundësia që të shprehin talentin e tyre, ose të paktën iniciative që përfshijnë artistë të famshëm të aftë për të shndërruar me prekjen e tyre një objekt të rekuperueshëm në një objekt unikal, ndoshta për tu shitur në një ankand për qëllime bamirësie, sikundër ndodh këtu në Genova, falë impenjimeve të enteve dhe sponsorizimeve bujare. Ruajtja në vend të shkatërrimit, në emër të binomit bukur-dobi duhet të na udhëheqë të gjithëve në jetën e përditshme. Të gëzueshme dhe nën sytë te të gjithëve vijnë fasadat e Tiranës, “të kthyera” në një shpërthim ngjyrash.Eshtë rasti për të thënë se mbrojtja dhe promovimi i pasurisë artistike dhe kulturore i një vendi fillon edhe nga kjo: nga restaurimi dhe mbrojtja e pasurisë antike materiale dhe jo nga shkatërrimi dhe riciklimi. Duhet përfshirë në këtë konsideratë edhe pasuria materiale që kemi brenda shtëpive tona.
(Shkrimi eshte botuar ne te perjavshmen FUNDJAVA, te gazetes Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

'Im atë erdhi 4 vjeç në Shqipëri', Alket Veliu: Jam rritur me tregimet e tij, më ka motivuar për çështjen çame

'Im atë erdhi 4 vjeç në Shqipëri', Alket Veliu: Jam rritur me tregimet e tij, më ka motivuar për çështjen çame