Si të visheni me kosto të ulët por
të dukeni sikur keni shpenzua

Si të visheni me kosto të ulët por<br />të dukeni sikur keni shpenzua
1) Veshje uniformë: Sigurohuni të keni në garderobën tuaj fustanin e vogël të zi, pulovrat me ngjyrë kremi ose xhinse të errëta. Këto veshje klasike ju japin një pamje që 'ulëret' para!

2) Pastërtia duket e shtrënjtë: Diçka e rrëmujshme nuk të jep përshtypjen e diçkaje të shtrenjtë në impaktin e parë, prandaj përpiquni t'i mbani gjërat e sofistikuara, me linja të pastra, aksesorë të thjeshtë, flokë të krehur mirë dhe makeup të thjeshtë.

3) Kryesoret: Nëse nuk mund t'ia lejoni vetes shpenzimet e tepërta, bëni investime të zgjuara dhe blini gjithnjë çanta dhe këpucë cilësore. Nëse nuk mund t'i përballoni mbani një çantë të vogël lëkure dhe pupa balerine të thjeshta.

4) Mos vishni imitim lëkure. Kurrë. 

5) Shmangni veshjet që e kanë të shkruar markën. Më besoni, nuk keni nevojë për një kuletë që e ka të shkruar në çdo cep të saj firmën që e ka prodhuar.

6) Kur është freskët mund të vishni pulovra të gjera që ju varen supeve si ikonat e famshme të viteve '80.

7) Nëse do vishni diçka, përpiquni që të paktën të jetë në gjendje të mirë. Shenja, njolla apo të gërvishtura në këpucë dhe çanta nuk ju ndihmojnë aspak në misionin tuaj për të patur një pamje të kuruar.

8) Syzet e diellit janë THELBESORE, kur vjen puna tek pamja. Invenstoni në syze të mira me motivet e zhguallit të breshkës.

9) Palltot oversize dhe këmishat i japin një efekt tjetër veshjes, do dukeni sikur keni shpenzuar një grusht të mirë me para për t'u dukur aq alla 'français". 

10) Shmangni thonjtë e ngarkuar dhe ngjyrat neon. Nëse mund të mbijetoni pa thonjtë me xhel apo akrilik, edhe më mirë.

11) Xhins i errët: Sa më të errëta xhinset, aq më bukur do dukeni.

12) Veshjet klasike, tipike për zonja e zonjusha, ju bëjnë të dukeni sikur keni dalë nga portretet e familjes mbretërore.

13) Parfumi që përdorni është përfundimisht çelësi i pamjes tuaj. Mos u kurseni për një aromë të mirë dhe qëndrojini besnikë deri në fund. Një nga gjërat që duhet t'ju identifikojë deri në moshën 30 vjeç është parfumi juaj.

14) Mos kini frikë të përdrni bizhuteri. Varëset me gurë në varësi të veshjes do t'jua rrisin shumë vlerën.

15) Kombinimi "unë kam shumë para" që funksionon më shumë është xhaketa sportive me motive ushtarake dhe një golf i mirë. Vishini bashkë.

16) Vishini dhe mos kini frikë t'i tregoni veshjet që mbajnë logo simbolike si këpucët belge apo pupat e sheshta Gucci.

17) Nëse nuk e dinit, tani e dini, 2 fjalë: Pallto. Deveje.

18) Sigurohuni që ajo që po vishni është masa juaj. Pavarësisht çmimit që mund ta keni blerë, nëse një veshje e caktuar nuk ju rri mirë, i bie vlera automatikisht. Qëndroni larg veshjeve që ju 'gllabërojnë', ose ju pengojnë qarkullimin e gjakut.

19) Vajza, vishni perla: Kur jeni në dyshim, perlat i japin elegancë pamjes tuaj.

20) Nga koka te këmbët, një ngjyrë. Një veshje njëngjyrëshe është perfekte për të dhënë përshtypjen se "çdo gjë që kam veshur është në modë dhe më ka kushtuar një mal me para".

21) Një orë e mirë është aksesori më i fuqishëm, edhe nëse nuk është Rolex apo Cratier.

22) Kujdes me veshjet me motive kafshësh. Një palë taka leopard dhe një kostum të tërë me motivet e lëkurës së zebrës, i ndan një fije shumë e hollë.

23) Flokët: Sigurohuni që flokët të jetë të pastër dhe të prerë mirë dhe nëse keni kohë, bëni një krehje.
veshje
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot