Si të afrojmë fëmijët me librin, përkthyesja Aida Baro: Prindër lexoni sëbashku dhe mos i impononi zgjedhjet e tyre

Letërsia për fëmijë ka pësuar një ripërtëritje përgjatë 5-10 viteve të fundit në Shqipëri me përpjekjet e shumë shtëpive botuese për të sjellë autorë të mirë të huaj, ndërsa mungojnë shumë autorët e rinj shqiptarë të kësaj gjinie. Por rritja e interesit dhe dashurisë për librin është gjithnjë e më e vështirë tek fëmijët, veçanërisht në një epokë digjitale e të pushtuar nga interneti. E ftuar në emisionin Rreze DielliReport TV, përkthyesja mirënjohur Aida Baro dha disa këshilla për prindërit që të nxisin leximin tek fëmijët e tyre.

Ka disa mënyra për ta futur fëmijën në botën e leximit. Së pari është përkushtimi që ka prindi ka për leximin sepse një fëmijë që nuk sheh prindin duke lexuar do ta ketë të vështirë të lexojë, sepse është shembulli që ndiqet më mirë se sa urdhri pavarësisht dëshirës së mirë që ka prindi mund të ketë. Ndërkohë nga ana tjetër do të ishte shumë më mirë që fëmijës ti jepje lirinë për të zgjedhur një libër që i pëlqen por edhe një libër që i ka pëlqyer prindit në fëmijërinë e tij dhe kanë kështu mundësinë që të bashkëbisedojnë për atë që lexojnë sepse duke krijuar këtë lloj bashkëbisedimi fëmija ka kënaqësinë të ndjehet paksa më i rritur por edhe për kohë që kalon me prindin.

Aida Baro, përkthyese

Sipas Baros, e cila është dhe kryedaktore e shtëpisë botuese “Pegi”, shpesh prindërit tentojnë ti imponojnë fëmijëve libra të caktuar, por kjo nuk i shërben aspak nxitjes së tyre për të lexuar sa më shumë.

Mënyrat janë nga më të ndryshmet, prindërit përgjithësisht me sa kam parë nëpër panairet e librave, synojnë ti imponohen fëmijëvë. Por kjo nuk është gjë shumë e mirë sepse ata ia largojnë dëshirën për të lexuar fëmijëve. Dhe sidomos duhet parë mënyra se si afrohet fëmija me librin, ndaj duhet ti japësh atë libër që i përshtatet duke parë edhe karakterin e fëmijës.

Aida Baro, përkthyese

Përkthyesja Aida Baro dhe gazetarja Anisa Ymeri në studion e "Rreze Dielli"

b.ha./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI