Si të bëni fundjavën 'të zgjasë' më shumë, 5 hapa që do ju vijnë në ndihmë

Si të bëni fundjavën 'të zgjasë' më shumë, 5 hapa që do ju vijnë në ndihmë

Foto ilustruese

Është e shtunë dhe ne duam që kjo fundjavë të zgjasë sa më shumë, megjithatë 2 ditë janë dhe duket sikur kur jemi pushim orët kalojnë më shpejt dhe kur jemi në punë. Për këtë e kanë një përgjigje specialistët që na tregojnë se si kontribuojmë që fundjava të zgjasë më shumë…

Hap i parë
Mundohuni të mos rrini gjatë përpara TV. Po, tani është shansi juaj për të pushuar, por të uleni para kompjuterit ose TV dhe të shikoni seriale dhe filma nuk është zgjidhja që kërkoni.

Hapi i dytë
Lërini mënjanë planet e shumta. Gjëja më e lehtë është të mendoni se çfarë do të bëni në dy ditët e ardhshme dhe të krijoni dhjetëra skenarë në kokën tuaj. Kjo nuk është mënyra më ideale për të kaluar fundjavën. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të planifikoni aktivitetet tuaja pa e tepruar. Synoni për tre gjëra në ditë ose gjatë gjithë fundjavës , për shembull, dhe do të shihni se si gjërat do të ecin më mirë.

Hapi 3
Mos flini shumë gjumë. Zakonisht, në fundjavë priremi të flemë dhe të zgjohemi shumë vonë. Megjithatë, me këtë taktikë ne ngatërrojmë “orën” e trupit tonë, e cila ndikon në energjinë tonë gjatë gjithë pjesës tjetër të ditës.

Hapi 4
Së bashku me ekranet, lini mënjanë rrjetet sociale. Sigurisht, do të kontrolloni emailet tuaja, veçanërisht nëse prisni një mesazh të rëndësishëm, por jo siç bëni çdo ditë për punë. Preferoni t'i përkushtoheni njerëzve tuaj dhe vetes tuaj. Shkoni për një shëtitje, lexoni një libër, kërceni, qeshni, luani me fëmijët ose miqtë tuaj. Do të shihni që humori juaj do të jetë më i mirë dhe dy ditët e fundit të javës do të duken... shumë më të gjata.

Hapi 5
Provoni diçka që ju “tremb” ose që nuk e keni bërë kurrë më parë. Provoni një sport ujor ose shkoni të kërceni. Çfarëdo qoftë ajo që ju frikëson, bëjeni. Në këtë mënyrë do të ndaloni të keni fobi edhe për gjëra të tjera, do ta shihni jetën me një sy ndryshedhe të hënën do të shkoni në zyrë plot energji dhe me humor të mirë.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur