Gripi dhe ftohja këtë sezon, mënyrat më të mira për t'i parandaluar

Gripi dhe ftohja këtë sezon, mënyrat më të mira për t'i parandaluar

Ndërsa temperaturat ulen kjo sinjalizon gjithashtu edhe fillimin e sezonit të gripit dhe ftohjes. 

Por, si të mbroheni nga viruset sezonale, të cilat zakonisht arrijnë kulmin gjatë muajve të ftohtë?

Çfarë është saktësisht sezoni i gripit?

Viruset e gripit në të vërtetë ekzistojnë gjatë gjithë vitit, por rastet zakonisht rriten kur moti bëhet më i ftohtë dhe kulmi arrin në mes të dimrit. 

Si përhapet ftohja dhe gripi?

Në thelb, virusi përhapet nga një person i infektuar, përmes pështymës, sekrecioneve të hundës, kollitjes, teshtimës ose kontaktit të afërt, shpjegojnë ekspertët e shëndetit. Edhe pse ka më pak të ngjarë, ju mund të sëmureni në mënyrë indirekte duke prekur një sipërfaqe që një person i infektuar ka prekur më parë.

Cilat janë ndryshimet kryesore midis simptomave të ftohjes dhe gripit?

Sipas ekspertëve duke qenë se virusi i gripit ndryshon vit pas viti, simptomat gjithashtu ndryshojnë. Megjithatë të dyja janë sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, por që shkaktohen nga viruse të ndryshme.

Shenjat dalluese të gripit janë dhimbje të forta të trupit ose muskujve, dhimbje koke, ethe, gulçim, kollë dhe një ndjesi e përgjithshme lodhjeje.

Ndërsa simptomat e ftohjes mund të vijnë më gradualisht dhe përfshijnë dhimbje fyti, rrufë, kollë, bllokim të sinuseve, lotim të syve, ethe, dhimbje të lehta të trupit dhe nganjëherë skuqje të lëkurës. Teshtima e shpeshtë gjithashtu mund të tregojë se jeni ftohur.

Mënyrat më të mira për të parandaluar gripin ose ftohjen

Një metodë për tu mbrojtur është duke mos prekur gojën me duart e palara, të mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni dhe teshtini, lani shpesh duart dhe shmangni kontaktin e afërt me njerëzit e sëmurë.

Çfarë duhet të bëni nëse sëmureni?

Nëse mendoni se keni grip ose jeni ftohur, diagnostifikimi do t’ju ndihmojë të merrni kurën e duhur. Përndryshe, sistemi juaj imunitar do përpiqet ta luftojë vetë atë.

Ndërkohë, qëndroni në shtëpi në mënyrë që të mos e përhapni virusin tek njerëzit e tjerë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Doktori: 11/10/2024 09:55

    Diagnostikim, jo diagnostifikim.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës