Si të parandalojmë përhapjen e sëmundjeve infektive në aeroplan dhe anije?

Si të parandalojmë përhapjen e sëmundjeve infektive në aeroplan dhe anije?

Me aviacionin që po lufton për mbijetesë dhe anijet e lundrimit të ankoruara në breg, përhapja gjithnjë e më tepër e pandemisë së koronavirus e lë industrinë e udhëtimit përballë një të ardhme të pasigurt, në përpjekje për t’u adoptuar. Ata avionë që ende fluturojnë, tashmë duhet t’iu përgjigjen rregullave të ashpra të protokollit të higjienës.

Ndërsa rreziku nga COVID-19 rritet, ekspertë të kësaj fushe presin përballjen e industrisë së transportit me shqetësime të shumta mbi infeksionin. Me shpërthimin globalisht të koronavirusit, linjat ajrore miratuan masa të rrepta në shërbimet e tyre, si: pezullimi i shërbimit të peshqirëve të nxehtë, deri në ekstrem, si fogimi i një avioni të tërë me dezinfektues.

Ndërsa më shumë të dhëna bëhen të disponueshme për mënyrën e përhapjes së viruseve në përgjithësi, po ashtu vijon edhe zgjerimi i masave nga këto kompani për parandalimin e tyre. Madje mund të vij në një moment, ku kompanitë e fluturimeve të bëjnë një ridizejnim të modelimit të kabinës së avionëve.

Atëherë, çfarë mund të presin pasagjerët në të ardhmen për t'u dhënë atyre paqe mendore për përhapjen e viruseve? Ndërsa është e qartë se aeroplanët kanë përshpejtuar përhapjen e koronavirusit duke transportuar pasagjerë të infektuar nëpër kontinente, rreziqet e transmetimit brenda kabinës janë më pak të njohura, shkruan në një artikull të saj CNN.

Ajri i filtruar

Avionët modernë janë të pajisur me filtra të veçantë, të quajtur HEPA, efikasiteti i të cilit është i ngjashëm me ato të përdorura në dhomat e operimit në spitale. Ajri brenda kabinës është një përzierje e barabartë e ajrit të ricikluar dhe të freskët nga jashtë.

"Megjithëse densiteti i pasagjerëve është shumë i lartë, ajri nga sistemi i ventilimit është shumë i pastër, sepse filtrat HEPA mund të bllokojnë grimcat me një diametër 0.3 mikron ose më tepër, me një efikasitet prej 99% ose më shumë", thotë Qingyan Chen, profesor i inxhinerisë mekanike në Universitetin Purdue në Indiana, i cili ka hulumtuar përhapjen e grimcave të ajrit në automjetet e pasagjerëve.

Sidoqoftë, argumenton Chen, kjo nuk do të thotë se i gjithë ajri brenda kabinës është i pastër, sepse një person që teshtin, kollitet, flet ose merr frymë lëshon pikat që mund të transmetohen te pasagjerët afër, përpara se filtri HEPA të ketë një shans për t'i kapur ato.

Kjo është arsyeja pse ai propozoi një lloj të ri të sistemit të ventilimit që krijon një zarf të ajrit të filtruar rreth çdo pasagjeri, pa e përzier atë me ajrin që nxirret nga “fqinji” i tij.

Dizajni i Chen përdor një filtër të dedikuar HEPA për secilën ulëse, i pozicionuar në kutinë e këmbës ku janë vendosur kutitë e tanishme të komunikimit. Ajri i pastër që del nga kjo kuti është më i freskët se ajri i kabinës, por nxehet paksa nga trupi i secilit pasagjer, duke e bërë atë të ngrihet deri në nivelin e gojës. Ajri i nxjerrë, i ngrohtë dhe me shumë mundësi i kontaminuar, ngrihet më tej deri në tavan, ku kapet nga ventilatorët dhe dëbohet kryesisht.

"Ky lloj dizajni është kompletë e kundërta e dizajneve aktuale, të cilët furnizojnë me ajër nga lart dhe e përziejnë atë sa më shumë që të jetë e mundur për shkak të sistemit të centralizuar," tha Chen, i cili testoi sistemin në një seksion shtatë radhësh të një Boeing 737, me rezultate inkurajuese.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh nivelin e besimit që kompanitë ajrore kanë në sistemet e tyre të tanishme të filtrimit, mund të jetë e vështirë për t'i bindur ata në mungesë të më shumë provave.

1586054196_httpcdn.cnn.comcnnnextdamassets200401122309cabincrewcheckpassengers.jpg

Procedurat e hipjes në bord

Rreziku i përgjithshëm i kontraktimit me një sëmundje infektive në aeroplan, sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, është më i ulët se në hapësirat e tjera të mbyllura.

"Deri më tani kemi vetëm një numër shumë të vogël të rasteve në të cilat një pasagjer mund të ketë transmetuar Covid-19 tek një tjetër anëtar i ekuipazhit, dhe asnjë rast që ndonjë prej pasagjerëve ta ketë transmetuar atë tek një tjetër pasagjer", thotë këshilltari mjekësor i IATA, Andrew Powell.

"Kjo mund të jetë për shkak të një sërë faktorësh, përfshirë nivelet e larta të rrjedhës së ajrit në kabinë, mungesa e kontaktit relativ midis udhëtarëve, mungesa e bisedave ballë për ballë, dhe ndërgjegjësimi i përhapur i shmangies së fluturimit nëse nuk është tepër i nevojshëm."

Ka shumë më tepër raste, thotë ai, që anëtarët e ekuipazhit të infektohen në shtëpi ose në destinacionet e ndalimit. Pjesë të tjera të një fluturimi gjithashtu mund të jenë më të rrezikshme sesa koha e kaluar në aeroplan, siç është procesi i hipjes, i cili i ngjes shpesh njerëzit.

Si përgjigje pas shpërthimit të Ebolës në vitin 2014, një ekip studiuesish kreu kërkime për të zbuluar mënyrën alternative të hipjes në një aeroplan e cila do të përbënte më pak rrezik në transmetimin e infeksioneve.

Ajo zbuloi se përzgjedhja e udhëtarëve në bord rastësisht - sesa në rreshta ose grupe – do të ulte rrezikun e infektimit. Kjo sepse njerëzit kalonin më pak kohë afër njëri-tjetrit sesa do të rrinin nëse do të prisnin në radhë. Kostoja e vetme ishte një pritje më e gjatë.

"Kjo është një zgjidhje interesante, të cilën disa linja ajrore tashmë kanë filluar të përpiqen ta adoptojnë," tha Powell. "Ndërsa avioni është një mjedis shumë i kontrolluar, procesi i hipjes në bord është shumë më pak i tillë. Nëse fluturimi do të ndodhë kur Covid-19 akoma qarkullon, është e rëndësishme të arrihen metoda të sigurimit të distancës fizike deri në 1.5 metra gjatë këtij procesi".

1586054259_httpcdn.cnn.comcnnnextdamassets200401122733planecleaning.jpg

Anijet janë 'inkubatorë'

Anijet e lundrimit u goditën më rëndë nga koronavirusi, me mbi një duzinë shpërthimesh që çuan në ndërprerjen e veprimeve të të gjitha linjave kryesore ajrore. Grumbulli më i madh i të infektuarve ndodhi në bordin e Diamond Princess, ku gati 20% e atyre që ishin në bord u sëmurën.

"Anijet e lundrimit në parim duken si një ndërtesë, kështu që sistemet e tyre të ajrit të kondicionuar janë të ngjashëm me ato në ndërtesa," thotë Qingyan Chen. "Nuk ka asgjë të keqe me këtë në rrethana normale, por me një shpërthim viral është një problem, sepse filtrat që përdorin nuk bllokojnë viruset."

Kjo do të thotë që sistemet e ventilimit mund të jenë duke përhapur virusin nga një kabinë në tjetrën, duke ricikluar ajrin e kontaminuar që përmbante pikat e imëta të përhapura nga teshtima ose kollitja e pasagjerëve. Koronavirusi mund të mbijetojë deri në tre orë në këto pika, të quajtura aerosole, si dhe deri në tre ditë në sipërfaqe si plastike ose metal, sipas hulumtimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA.

Chen beson se disa nga personat e infektuar në bordin e Diamond Princess mund të jenë infektuar në këtë mënyrë. Kjo pasi ato ndodhën pasi udhëtarët u karantinuan, dhe kur kontakti i drejtpërdrejtë midis njerëzve ishte zvogëluar.

"Zgjidhja më e shpejtë është shndërrimi i të gjithë filtrave në filtra HEPA, dhe besoj se kjo mund të bëhet lehtë," shprehet Chen.

Përhapja e koronavirusit në Diamond Princess është bërë një rast studimor që tregon qartë se si përhapet virusi. Duke parë të dhënat e infektimit nga anija, Shkolla e Higjienës dhe e Mjekësisë Tropikale në Londër ka hipotezuar se si gjërat mund të kishin shkuar ndryshe.

Kujtojmë se, nga 3.711 pasagjerë dhe ekuipazhi në bord, më shumë se 700 u infektuan gjatë një karantine 14-ditore të imponuar në anije nga autoritetet japoneze në portin e Yokohama.

1586054308_httpcdn.cnn.comcnnnextdamassets200401123017diamonprincesscruiseship.jpg

Skenari i shpërthimit

“Nëse të gjithë në bord do të ishin evakuuar menjëherë pas zbulimit të shpërthimit, vetëm 76 njerëz do të ishin sëmurë”, kjo është përfundimi në të cilin ka arritur studimi i Shkollës së Higjienës dhe e Mjekësisë Tropikale në Londër. Sidoqoftë, nëse karantina nuk do të ishte krijuar fare dhe të gjithë do të kishin mbetur të vazhdonin si normal, gati 3000 njerëz do të ishin infektuar.

"Karantina bëri punë, kjo është e rëndësishme të thuhet", thotë Annelies Wilder-Smith, e cila drejtoi studimin. "Por, në vështirësi, do të ishte më mirë të evakuoheshim menjëherë. Natyrisht, kjo po ndodhte e gjitha në një kohë kur ne ende ishim në mësim e sipër për Covid-19.

Ne nuk mund të fajësojmë askënd dhe nuk mendoj se janë bërë gabime. Por ne po nxjerrim një mësim për të ardhmen se nëse keni një shpërthim në një anije lundrimi ose ndonjë vend tjetër të mbyllur ndodh, atëherë duhet t'i nxirrni njerëzit nga ai ambient."

Anijet e lundrimit janë unike, sepse ato janë një hapësirë ​​e mbyllur, në të cilën të njëjtët njerëz përzihen vazhdimisht, gjë që është më keq në një skenar shpërthimi sesa në një metropol, ku densiteti është gjithashtu i lartë, por ka më pak përzierje.

"Për dallim nga aeroplanët, anijet e lundrimit janë inkubatorë masivë të sëmundjeve. Një rast i vetëm mund të shkaktojë një shpërthim," tha Wilder-Smith.

"Pyetja është, si e rivendosni sërish besimin në ekonominë e anijeve të lundrimit, pa e përfshirë plotësisht virusin? Industria mund të ketë një problem për vitin e ardhshëm."

1586054349_httpcdn.cnn.comcnnnextdamassets200401123239diamonprincesscruiseship2.jpg

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë