Marrëdhënia e socialistëve me median, ose me “kazanin” siç e quan kryetari i partisë, Edi Rama nuk merret kaq lehtë e thjeshtë në selinë mavi. Zgjedhjet e Edi Ramës për listat e 25 qershorit sollën në parlament 30 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë nga grupi i PS-së, të cilët hynin për herë të parë në tempullin legjislativ.
Si rishtarë, ata kanë shumë për të mësuar për misionin e rëndësishëm, por PS e ka nisur si fillim me një trajnim dy ditor se si deputetët e saj duhet të sillen me median. Për këtë arsye, pas seancës së gjatë të së enjtes, të premten rreth 40 deputetë të kësaj partie janë zhvendosur në Pogradec ku qëndrojnë dhe të shtunën nën udhëheqjen e sekretarit të përgjithshëm, Taulant Balla.
Siç duket dhe nga kjo axhendë e siguruar në Report TV, deputetët e rinj do të trajnohen për të folurën në publik, dhe temat të cilat trajtohen janë:
Pse të bisedoni me mediat? - Kush janë mediat? - Si të bisedoni me ta? - Taktikat e intervistimit. - Ruajtja e kontrollit. - Shmangia e kurtheve. - Konferenca për shtyp. -Takime me improvizime. - Fuqia e pasionit. etj.
Më pas, tre lektorë të huaj të njohur për ekspertizën e tyre pranë parlamentit shqiptar, si Zhenya Harrison; Fred Harrison dhe George Ajjan do t’i trajnojnë praktikisht deputetët për tu intervistuar. Sic thuhet në dokument, do të bëhet ndarja në dy grupe dhe do të zhvillohen disa intervista individuale,(duke i inskenuar si të vërteta) , më pas do të shqyrtohen rezultatet duke treguar gjërat që mund të përmirësohen.
Sidoqoftë, trajnimi duket se nuk është kaq eficent për sa kohë, ky dokument i brendshëm ka përfunduar në redaksinë e Report TV.
Axhenda
d.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?
-
Më mirë
37.6%
-
Më keq
44.8%
-
Njësoj
17.6%
Vota total: 2684
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Himara sot në zgjedhje/ 4 autobusë me votues kanë hyrë brenda 2 ditësh në Qafë Botë nga Greqia! Burimet për Report Tv: U organizuan nga stafi i kandidatit Gjikurias
4 Gusht, 07:45
-
Saga e bashkisë Himarë, 15 muaj ‘betejë’ për drejtimin e saj
4 Gusht, 07:30
-
Zgjedhjet në Himarë, Në 9 QV ende nuk ka nisur votimi
4 Gusht, 07:27
-
Lajme të mira në dashuri... çfarë thonë yjet për ju sot
4 Gusht, 07:14
-
VIDEOLAJM/ Himara zgjedh sot kryetarin, votuesit e parë shkojnë në qendrat e votimit
4 Gusht, 07:14
-
Aksident në Lazarat, makina përfundon në kanal! Në gjendje të rëndë drejtuesi
4 Gusht, 07:00
-
LIVE- Himara zgjedh sot kryetarin e ri, Vangjel Tavo apo Petro Gjikuria? Burime për Report Tv: 4 autobusë me votues nga Greqia hynë në Qafë Botë
4 Gusht, 06:52
-
Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf
3 Gusht, 22:56
-
Po vjen sezoni i dytë i serialit 'The Squid Games'! Zbulohet edhe data e shfaqjes në platformën Netflix
3 Gusht, 22:49
-
Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë
3 Gusht, 22:44
-
Paris 2024/ 100 vite pritje, Musetti i dhuron Italisë medalje në tenis gjatë Lojërave Olimpike
3 Gusht, 22:39
-
Kur është më mirë të bëni dush, në mëngjes apo në mbrëmje? Çfarë thonë studimet dhe efektet në shëndet
3 Gusht, 22:37