Si u emërua prokuror pa vetting Bledar Valikaj?! Kushtetuta nuk fut në 'rrjetë' OPGJ-të

Përse nuk i është nënshtruar vettingut Bledar Valikaj, i emëruar sëfundimi prokuror në organin e akuzës së kryeqytetit me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë?

ReportTv është interesuar pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ku në përgjigjen e tyre ata shprehen se z.Valikaj, i cili më herët ka punuar oficer i Policisë Gjyqësore (punë që përjashtohet nga vettingu) ka mbetur pa vetting pasi statusi i tij ende nuk është përcaktuar

“Në lidhje me statusin e z.Valikaj KPK është ende duke e shqyrtuar, subjekt të rivlerësimit janë të gjithë ata që parashikohen në nenin 179/b të kushtetutës së Shqipërisë. Konkretisht: gjyqtarët, kushtetues të lartë, prokurorët e të gjithë vendit, prokurori i përgjithshëm, kryeinspektori dhe inspektorët e këshillit të lartë të drejtësisë”.

 

Përgjigja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Më tej sipas KPK vettingut prek këshilltarët ligjorë pranë Gjykatës Kushtetuese, të Lartë, Aadministrative, ndihmësit ligjorë në Prokurorinë e Përgjithshme, por edhe ish gjyqtar e prokurorë të cilët me kërkesën e tyre mund të kalojnë në këtë proces.

z.Valikaj i njohur edhe si bashkëshorti i deputetes Ermonela Felaj deri më 15 Prill 2019 kur u emërua nga KLP si prokuror ka mbajtur postin oficerit të Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Me ndryshimet ligjore oficerët e policisë gjyqësore njohur si OPGJ nuk i nënshtrohen vettingut, çka ka lënë jashtë kontrollit Valikajn. Por nëse ligji kërkon që në vetting të kalojnë të gjithë prokurorë e gjyqtarë që futen në sistem, dhe ata dalin nga Shkolla e Magjistraturës.

z.Valikaj u fut në sistem me anë të një vendimi gjyqësor dhe proces konkursi me ligjin e vjetër, ku emërimi i tij për herë të parë u bë nga ish kryeprokurori Adriatik Llalla i cili e kaloi prokuror në Kukës. Ish presidenti Bujar Nishani refuzoi ta dekretojë këtë emërim dhe pas përballjes gjyqësore gjykata i dha të drejtë Valikajt.

Ndalur tek gara për kryeprokurorin e Përgjithshëm, KPK shprehet se ka marrë një listë kandidatësh nga KLP për SPAK dhe garën e kryeprokurorit, dhe këtë proces ata po e ndjekin me përparësi. Sipas KPK-s ata aktualisht janë duke kryer procedurën e vettingut për Olsian Celën një nga 4 kandidatët për kryeprokuror, proces të cilin ndaj tij e kanë nisur prej shatorit të vitit 2018.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja