Si u krijua shteti islamik ISIS
nën hundën e policëve amerikanë

Si u krijua shteti islamik ISIS<br />nën hundën e policëve amerikanë
Një nga krerët kryesorë dhe komandantët e lartë të shtetit islamik zbulon detaje sesi grupi islamik ISIS është themeluar brenda një burgu në Irak nën hundën e policëve amerikanë. Plani për të krijuar shtetin islamik lindi në burgun Camp Bucca, në Irak raporton prestigjiozja The Guardian.

Xhihadisti Ebu Ahmed , hyri në burg dhe më pas u bë një nga komandantët kryesorë të ISIS. Ai dhe shumë të tjerë u rrëmbyen nga ushtarët amerikanë nga qytetet dhe fshatrat e Irakut, dhe ngadalë në burg iu krijua urrejtja për praninë amerikane në Irak.
 
Këto janë disa prej dëshmive që “The guardian” bën publike.

Ebu Ahmed u takua për herë të parë me  pikërisht në burg.

Ebu Bekr El-Baghdati

Ai njihet si emir i ISIS duke u cilësuar si një nga terroristët më të rrezikshëm në botë. 

Ebu shprehet se ai respektohej nga ushtria amerikane: “Nëse donte të vizitonte dikë ,apo nga një kamp tjetër ai e bënte, ndërsa ne jo. Nën hundën e tyre po indte një udhëheqës që do të ndërtonte Shtetin Islamik. Buca ishte një fabrikë. Aty u krijua strategjia jonë”

Policët amerikanë e cilësonin atë si Mandela, si njeriu që do të shpëtonte Irakun.

Luftëtari rrëfen se amerikanët e liruan pasi shihnin te ai figurën e një njeriu udhëheqës, i aftë për të moderuar influencat më radikale.

iraken

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai