Si u kthye protesta me gjoksin
jashtë edhe në modë
Sivjet ka qenë viti i “gjoksit jashtë”. Kjo nisi nëpërmjet fushatës “Free the Nipple” e cila lufton për të drejtat e grave që të mund të dalin publikisht toples. Por, manifestimi nga ana e vipave për këtë fushatë u kthye në një trend edhe në modë.
Sivjet ka qenë viti i “gjoksit jashtë”.
Kjo nisi nëpërmjet fushatës “Free the Nipple” e cila lufton për të drejtat e grave që të mund të dalin publikisht toples.
Por, manifestimi nga ana e vipave për këtë fushatë u kthye në një trend edhe në modë.
Rihanna është ajo që kemi parë më shumë me gjoksin jashtë në aktivitete si basketboll, restorante etj.
Ndërsa, në eventin e modës CDFA këngëtarja u shpall fituesja e vitit me një fustan transparent të dizenjuar vetëm me gurë svaroski.
Cara Delevingne është ithtarja më e madhe e të drejtës për të ekspozuar gjoksin dhe ajo shprehet, “gjoksi është një pjesë tjetër e trupit si hunda, buza dhe ne mund t’i zbulojmë sa herë që duam”.
Kendall Jenner ka protestuar në mënyrën e saj gjatë pasarelës së koleksionit të Marc Jacobs vjeshtë 2014.
Edhe koleksioni pranverë 2015 i dizenjuesit Tom Ford ka fustane me gjoksin zbuluar të fshehur modestisht vetëm me disa gurë mbi copën transparente.
Këto fustane u veshën nga Rihanna, Rosie Whitely Huntington, Miley Cyrus dhe Cara Delevingne.
Suki Waterhouse ka dhënë mbështetjen me një fustan transparent nga koleksioni pranverë 2015 i markës Burberry Prosrum.
Scout Willis ka shokuar me daljen e saj publike në rrugët e New Yorkut, protestë të cilën e ka vazhduar edhe në Instagram, por fotoja është fshirë nga policia e Instagramit.
Rumer Willis dhe Russell Simmons dhanë kontributin ndaj rastit në fjalë duke veshur bluza të fushatës.
Por, duke marrë parasysh edhe fotot e bëra publike në rrjetet sociale mund të themi që ky ka qenë viti më i zhveshur sa i përket gjoksit.
Kujtojmë edhe rastin e “Kim Kardashian thyeje internetin”.
Miley nga ana e saj nuk ka rezistuar që të dalë herë pas here toples.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)
51/3
Sondazhi i ditës:
Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?
-
Po
28.3%
-
Jo
64.9%
-
Nuk e di
6.8%
Vota total: 1697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksident i rëndë në aksin Korçë-Maliq, makina përplaset me kamionin! Ndërron jetë 35 vjeçari
6 Nëntor, 17:59
-
Trump premtoi se do të hakmerrej, cilët janë të shënjestruarit: Nga ish-shefi i FBI, te Zuckerberg
6 Nëntor, 17:56
-
Atentati me 4 viktima në Shkodër, 1 minutë heshtje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak
6 Nëntor, 17:55
-
Ekipi elektoral i Harris: Biden ka faj për humbjen në zgjedhje
6 Nëntor, 17:46
-
Akuzohet se dhunoi personazhin e Tik Tok, Noizy lirohet nga Policia e Kosovës! Këngëtari: Rroftë Trump
6 Nëntor, 17:44
-
I dënuar me mbi 17 vite bug për grabitjen e parave të bankave më 2017, ish-komando Neim Avdulaj izolohet për 1 vit në regjimin '41 Bis" të Peqinit! Zbulohet shkaku
6 Nëntor, 17:38
-
E rëndë në Gjermani, shqiptari vret ish-gruan në sy të tre fëmijëve të mitur
6 Nëntor, 17:31
-
Zgjedhjet në SHBA/ Babaramo në Report Tv: Demokratët pësuan humbje edhe në bastione! Bido: Trump, president atipik, ishte fytyra kryesore e garës
6 Nëntor, 17:25
-
Trump rizgjidhet president i SHBA, Kina: Ne respektojmë zgjedhjen e popullit amerikan
6 Nëntor, 17:24
-
Ja kur do të mbajë fjalimin e parë pas zgjedhjeve Kamala Harris
6 Nëntor, 17:13
-
CNN: Elon Musk fitoi 13 miliardë dollarë nga fitorja e Trump
6 Nëntor, 17:08
-
Mes rrugëtimit kundër kancerit, si paraqitet gjendja e Kate Middleton
6 Nëntor, 17:07